PIKANTEl Partizani-Luftëtari/ “O arbitër, të doli ndeshja nga kontrolli”, lojtarët të mërzitur me zëvendësimin ia nxjerrin dufin… (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 15, 2020 | 22:55

PIKANTEl Partizani-Luftëtari/ “O arbitër, të doli ndeshja nga kontrolli”, lojtarët të mërzitur me zëvendësimin ia nxjerrin dufin… (E PLOTË)

Partizani shkatërroi me shifrat 8-1 Luftëtarin ditën e djeshme, duke marrë një fitore shumë të rëndësishme, e cila i largon të kuqtë nga zona “play-out”. “Panorama Sport” ju sjell pikantet e ndeshjes së zhvilluar në “Selman Stërmasi”:PARTIZANI

-Të dyja skuadrat dhe gjyqtarët dolën në fushë rreth katër minuta para vajtjes së orës 17:00, ndaj lojtarëve u desh të presin rreth 3 minuta në fushë derisa vajti orari i duhur për startin.

-Minuta 15. Arbitri Bajramaj jep një faull për Luftëtarin, për prekje të topit me dorë të Çinarit në zonë. Në këtë moment shkodrani i drejtohet arbitrit: “Kush e preku topin me dorë? Nuk e preka fare, e dhe kot”.

-Minuta 23. Arbitri ndërpret lojën dhe u jep mundësi lojtarëve që të freskohen dhe pinë ujë, pasi temperaturat ishin disi të larta.

-Minuta 35. Ka një në ndërhyrje të gabuar ndaj Joan Çelës. Gjyqtari akordon vetëm faull por nga stoli dëgjohet thirrja e trajnerit të Luftëtarit: “O arbitër, jepi karton. Pse nuk i jep karton?”

-Minuta 44. Pas ndëshkimit me karton të kuq të kapitenit të Luftëtarit, Erald Hyseni, trajneri Novi nxehet me gjykimin dhe dëgjohet tek i drejtohet kryesorit Bajramaj: “O arbitër, të doli ndeshja nga kontrolli”. Ndërsa kur ekipet po u drejtoheshin dhomave të zhveshjes në pushim të ndeshjes, Novi proteston te zyrtarët e ndeshjes, të cilëve u drejtohet: “Nxori dy kartonë dhe na ndëshkoi. Nuk ka nevojë Partizani të ndihmohet nga arbitri”.

-Minuta 60. Bie ritmi i lojës në fushë dhe në këtë moment dëgjohet thirrja e kapitenit Lorenc Trashi ndaj të tijve: “Çuna e kemi lëshuar lojën, forca!”

-Disa nga futbollistët e Luftëtarit nuk i pritën mirë zëvendësimet duke protestuar dhe nxjerrë dufin me çfarë u dilte para, reklama, pankinë etj. Madje dufin e kanë nxjerrë edhe në dhomën e zhveshjes duke shkaktuar disa dëme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"