PIKANTE| Vllaznia-Teuta/ “S’je për bukë goje”, të pranishmit ngacmojnë Martinin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2020 | 22:49

PIKANTE| Vllaznia-Teuta/ “S’je për bukë goje”, të pranishmit ngacmojnë Martinin

– Respektohen rregullat për “COVID-19”, ndaj në tribunën VIP nuk u lejuan më shumë se 20 të pranishëm.

Vllaznia-Teuta 0-3
– Hysen Dedja vihet në alarm që në start. Skuadra në vetëm dy minuta nuk ka arritur që të kalojë në gjysmëfushën mike, ndërsa prapavija ka shfaqur shumë probleme.

– Martini kërkon presing në minutat e para nga ekipi i tij.

Edi Martini
– “Nuk je për bukë goje”, ka qenë një nga batutat që vinte nga të pranishmit në tribunën VIP për Edi Martinin, që edhe pas golit të parë ka kërkuar nga ekipi i tij të vazhdojë sulmet.

– Edhe në fillimin e pjesës së dytë të takimit të dy trajnerët kanë kërkuar nga të vetët që të luftojnë për topin e parë.

– Dalja e Rubin Hebajt në vend të Ildi Grudës, shoqërohet me duartrokitje në “Loro Boriçi”. Të dy janë shkodranë, ndaj të pranishmit nuk u kursyen.

– Kur po bëhej gati të futej Kapllani, ndërrimi u vonua pak. Fillimisht ishte menduar që të dilte Avdyli, por plani ndryshoi pasi kërkoi vetë Kallaku që të largohej. Nuk ndihej mirë dhe për rrjedhojë, zvetënimi u ndryshua.

– Dy herë u ndal loja që të freskoheshin lojtarët. Pauzën e dytë e shfrytëzoi edhe trajneri i Vllaznisë, për të këshilluar Silvio Zogajn.

– Hysen Dedja nuk u beson dot syve pas golit të tretë. I ngujuar në pankinë, u shfaq dukshëm i pezmatuar.

– Simeon Hristov u afrua me bujë te Vllaznia në merkaton e janarit, por sulmuesi maqedonas nuk ia doli të lërë shenjë në Shkodër. Ai u largua në mënyrë të mistershme nga kuqeblutë që pas pandemisë, por dy ditë më parë është rikthyer në skenë.

Ai nuk ka humbur kohë dhe ka gjetur ekipin i ri. Sulmuesi do të vazhdojë karrierën e tij te skuadra e Tikves, e cila militon në Kategorinë e Dytë në Maqedoninë e Veriut.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"