Pikante Vllaznia-Korabi/ Pak tifozë në stadium, drejtuesit braktisin ekipin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2018 | 19:43

Pikante Vllaznia-Korabi/ Pak tifozë në stadium, drejtuesit braktisin ekipin

Edhe pse ndeshja hapëse e kampionatit, duket se tifozët e Vllaznisë e kanë krijuar tashmë distancën me skuadrën. Fakti që skuadra do të luajë në Kategorinë e Parë, ka zhgënjyer së tepërmi sportdashësit që dje ishin në një numër shumë të vogël në mbështetje të ekipit.

bandicam 2018-09-08 16-52-48-523

Tifozët kuqeblu nuk e kanë mbështetur Vllazninë në rrugëtimin e saj në Kategorinë e Parë. Pas 65 vitesh skuadra shkodrane do të jetë e detyruar që të luftojë jo për titullin kampion të vendit, por për fitimin e titullit kampion në Kategorinë e Parë që do të thoshte një kthim në Superiore pas këtij sezoni. Por, ky sezon do të jetë i ftohtë për ekipin për sa i përket mbështetjes që do t’i japin asaj tifozëria e vet e sidomos ato ultras.

DREJTUESIT

Por, nuk kanë qenë vetëm tifozët që kanë mbështetur ekipin e tyre në këtë takim të parë në kategorinë inferiore, por edhe vetë drejtuesit e klubit duket se kanë harruar një detaj që ndodh në startin e çdo sezoni. Dje asnjë nga figurat e futbollit shkodran ndër vite nuk kanë bërë shkelmimin e topit të parë për sezonin e ri. Me sa duket, kalimi i kësaj skuadre në këtë kategori ende nuk po suportohet nga asnjë në Shkodër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"