Pikante| Vllaznia-Korabi/ Humb interesimi në Shkodër, në stadium shfaqet presidenti i skuadrës nga Mali i Zi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 18, 2021 | 17:20

Pikante| Vllaznia-Korabi/ Humb interesimi në Shkodër, në stadium shfaqet presidenti i skuadrës nga Mali i Zi

Nuk ka pasur asnjë interesim nga ana tifozëve shkodranë për përballjen e Kupës mes Vllaznisë dhe Korabit. Rezultatet e fundit të Vllaznisë kanë zbehur edhe entuziazmin në radhët e tifozërisë shkodrane.

vllaznia korbai

– Vllaznia për të parën herë në këtë përballje ka dalë në fushën e lojës me fanellat e treta, ngjyrë të kaltër me shirita kuqeblu.

– Dyshja e trajnerëve, Brdariç-Canaj, ka qenë gjatë gjithë kohës në këmbë përgjatë takimit, ndërsa drejtori sportiv i klubit kuqeblu, ka përshkuar shumë kilometra tek tribuna e gazetarëve nga ai ndjek edhe takimet. Djarmati ka përjetuar me ankth çdo moment të këtij takimi

– Zv.trajneri Safet Osja e ka shikuar nga kabinat e transmetimit të gazetarëve takimin me Korabin, por nga sa mësohet tekniku një gjë të tillë e ka bërë edhe në takimet e tjera, ku mban shënim për çdo lojtarë atë që kanë bërë dhe atë që ato nuk e kanë bërë mirë. Jo pak herë Osja edhe në këtë përballje ka reaguar ndaj asaj që lojtarët paraqisnin në fushën e lojës. Zv.trajneri e ka ndjekur mes shumë emocionesh sfidën, duke shprehur herë pas here edhe irritimin e tij në momente të veçanta.

– Presidenti Deçiçit, i skuadrës shqiptare nga Tuzi në Malin e Zi, ka ndjekur dje nga afër ekipin e Vllaznisë. Një dashuri e hershme mes dy klubeve që i ndan kufiri dhe 25 km rrugë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"