PIKANTE/ Trafiku lë arbitrat pa nxehje, Qarri braktis tribunën. Krutanëve u plotësohen… lutjet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2018 | 22:14

PIKANTE/ Trafiku lë arbitrat pa nxehje, Qarri braktis tribunën. Krutanëve u plotësohen… lutjet

Takimi mes Kastriotit dhe Kamzës, si një finale mbijetese, ka pasur disa momente pikante, të cilat “Panorama Sport” i sjell për të treguar çfarë ka ndodhur përpara, gjatë dhe pas ndeshjes.

kastrioti

* Nëse gjithmonë jemi mësuar që të parët që mbërrijnë në stadium janë zyrtarët e ndeshjes dhe arbitrat, dje në “Redi Maloku” ndodhi e kundërta. Arbitrat ngecin në trafik dhe mbërrijnë në stadium vetëm 35 minuta përpara nisjes së sfidës, në një kohë që skuadrat kishin kryer gjysmën e nxehmjes.

* Kur krutanët dolën në nxehmje, Bardhi dhe Henri e nisin me lutje që në momentin e parë që prekën fushën.

* Me nisjen e sfidës, krutanët arrijnë të shënojnë dy gola të shpejtë në minutat e para çka solli entuziazëm edhe te tifozëria vendëse, e cila, pavarësisht se jo e shumtë në numër, filloi të mbështesë dhe duartrokasë skuadrën.

* Presidenti i Kastriotit dhe ai i Kamzës e ndoqën bashkërisht pjesën e parë, por në të dytën, mbase ndikuar dhe nga rezultati i sfidës, ai i Kamzës nuk u ngjit në tribunë.

* Pavarësisht se për Kastriotin ishte një sfidë “finale”, interesi nuk ishte edhe aq i lartë megjithëse hyrja ishte e lirë. Në impiant, ndryshe nga përballja me Partizanin që ishte i tejmbushur, dje ishin vetëm rreth 800 sportdashës.

* Braziliani Roxher Zhunior përsërit ritualin e lutjes edhe në fund të takimit. Duket se lutjet e sulmuesit në javën e shkuar u shpërblyen, pasi dje ai arriti të shënonte gol vendimtar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"