Pikante Tirana-Shkumbini/ Branica ironi me gjyqtarin Alla, Ngoo nuk trembet nga Kukësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2018 | 21:11

Pikante Tirana-Shkumbini/ Branica ironi me gjyqtarin Alla, Ngoo nuk trembet nga Kukësi

– Ndeshja e parë zyrtare që u luajt në “Selman Stërmasi” për vitin 2018 nuk pati shumë të pranishëm. Jo më shumë se 300 tifozë ndoqën Tirana-Shkumbini.

Tirana

– Presidenti Refik Halili nuk humb asnjë ndeshje të Tiranës, megjithatë në tribunë dje ai mungoi. Sakaq, ra në sy prezenca e Olsi Ramës në tribunën VIP, drejtori sportiv i Partizanit.

– Një ndërhyrje e Turtullit ndaj Dervishit në të 52-ën u shoqërua me ironi prej trajnerit të Shkumbinit. Derisa nuk ishte dhënë asnjë karton i verdhë, edhe pse loja e ashpër dominoi, Sokol Bracia thotë: “Hera e fundit”. Dhe peqinasi qëlloi në shenjë, pasi Laver Alla të njëjtën gjë i tha mbrojtësit të Tiranës për t’i tërhequr vëmendjen.

– Majkëll Ngoo dha “shou” në të 78-ën, kur mori krahun e majtë dhe kaloi disa kundërshtarë. Edhe pse nuk bëri dot gol, ai fitoi duartrokitjet e tifozëve.

Tiran

– Majkëll Ngoo, në një bisedë miqësore me gazetarët në fund të ndeshjes i lumtur për pikët, paralajmëroi se një tjetër duel i vështirë po vjen. “Iku dhe kjo ndeshje, tjetra është shumë e fortë”. Kur njoftohet që trajneri i Kukësit i “spiunoi” dje, ai me batutë thotë: “Ishte? S’ka problem për ne”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"