Pikante Tirana-Laçi/ Ze Maria shfryn nervat në pankinë. Nica, Nikës: Do luajmë me një portë?!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 21, 2017 | 19:46

Pikante Tirana-Laçi/ Ze Maria shfryn nervat në pankinë. Nica, Nikës: Do luajmë me një portë?!

Një ndeshje miqësore, por trajnerët duan nga lojtarët e tyre të bëjnë më të mirën për çdo aksion që zhvillohet. “Panorama Sport” sjell momentet pikante të ndeshjes testuese.

tirana laci

– Ze Maria e nis me kritika për Uellison, braziliani gabon që në minutën e tretë.

– Trajneri i Tiranës sugjeron dhe është Daja që e vë menjëherë në zbatim: Super aksion i Tiranës, Sentamu gjuan jashtë.

– Bardheblutë dominojnë në zotërimin e topit, ndërsa kurbinasit gabonin për disa momente edhe në pasime elementare. Nica për Sefgjinin: Ej! O! Ej! Nuk të han topi mër burr!

– Në tribunë gjenden të dy presidentët e ekipeve. I pranishëm edhe ndihmëstrajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit dhe ish-kapiteni i Tiranës, Ervin Bulku.

– Panik me të riun Ridolf Popaj. Një dëmtim i rëndë në gju bën që edhe fizioterapisti i Tiranës t’i shkojë në ndihmë. Stafi mjekësor i specializuar vjen… pas dhjetë minutash. Del me barelë nga fusha, por nis shpejt të ecë vetë.

– Gabime të njëpasnjëshme në mbrojtje të Uellison bëjnë që Ze Maria të shfryjë ndaj pankinës: E godet me grusht nga nervat.

– Nika ul ritmin e të bërit presion për kurbinasit, Tirana mbetet në sulm dhe Nica i drejtohet: O Nike! Do të luajmë me një portë e? Nuk do dalim fare tek ajo tjetra (porta e Tiranës)?!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"