PIKANTE| Tirana-Kukësi/ Verilindorët festë të çmendur me birra, trajnerët nuk i zë vendi. Ja çfarë nuk u pa në TV

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2020 | 22:03

PIKANTE| Tirana-Kukësi/ Verilindorët festë të çmendur me birra, trajnerët nuk i zë vendi. Ja çfarë nuk u pa në TV

Që në fillim të takimit ka pasur përplasje mes tifozërisë së Tiranës dhe policisë, të cilët nuk kanë lejuar që të afrohen përkrahësit bardheblu në stadium. Që dy orë para ndeshjes, forca të shumta policore kishin rrethuar stadiumin, duke kryer kontrolle të rrepta të emrave dhe atyre që futeshin në “Selman Stërmasi” në varësi të protokollit. Për më shumë se 20 minuta, tifozët kanë brohoritur rreth stadiumit pranë fushës para impiantit në përkrahje të bardhebluve.

Kukesi birrat

Pikërisht edhe për shkak të rëndësisë që kishte ndeshja, shumë tifozë kanë dashur të futen në stadium për ta ndjekur, ndonëse prania e tyre nuk lejohej për shkak të masave të marra nga qeveria për përhapjen e Koronavirusit.

Policia ka ndërhyrë menjëherë për të ndaluar tifozët që të futen në stadium, duke i larguar ata nga kishin ardhur dhe duke mos ua lejuar praninë në impiant. Madje, ka pasur edhe shoqërime në komisariat.

Në tribunën VIP ishin të pranishëm mikpritësi Refik Halili dhe miku Safet Gjici. Si në fillim dhe në fund, pati edhe një shtrëngim duarsh. Në tribunë, edhe Vasil Shkurtaj, Erhun Obanor e me radhë.

Gjici

Të paktën 150 vetë ishin të pranishëm në shkallët e stadiumit. Pothuajse shumica ishin tifozë që donin të ndiqnin takimin, me shpresën që të festonin matematikisht fitoren e titullit të Tiranës.

Ndonëse ndeshja filloi, gjyqtari i katërt, Denis Rexha, u thotë punëtorëve të klubit Tirana që rrjeta e portës nga qyteti ka probleme. Pas një faulli të Ngosë lojtarët e Kukësit i turren gjyqtarit që të japë karton të verdhë, Bajramaj i kthehet Musollit: “Mos më prek me dorë!”

Gjyqtari i katërt detyron Emanuel Egbonë të ndërrojë bluzën, sepse ka ngjyrën e fanellave të Kukësit. Egbo vesh një bluzë ngjyrë të errët. Vetëm në minutën e 11-të vjen në stadium zjarrfikësja.

Emanuel Egbo dhe Orges Shehi kanë qenë shumë të tensionuar gjatë gjithë takimit. Nigeriani bërtiste: “Hajde shpejt, lëviz, përpara”. Qetësia është harruar, tani flitet me tension.

Egbo Shehi

Tefik Osmani nga pankina jep këshilla për shokët, ndërsa një tifoz ia jep nga tribuna: “O mister”. Orges Shehi “çmendet” në një moment, pasi Kaleja nuk mbulohej nga asnjë prej lojtarëve të tij. Pasi kalon rreziku ish-portieri shkarkon inatin te një bidon uji. Disa herë trajneri ka folur me Abazajn për lojën. Nga tribuna, Obanor këshillonte lojtarët.

Festë e çmendur në fund të takimit, me lojtarët e Kukësit që përmbysën parashikimet dhe fituan në “Selman Stërmasi”. Ulërima dhe festime në tunel dhe më pas në dhomat e zhveshjes.

Markovanbasten Çema ka surprizuar të gjithë, teksa kishte lyer flokët, duke i bërë të verdhë. Osmani nga ana tjetër me shaka bërtiste drejt pankinës së Kukësit: “Futni atë biondin”.

Cema

Pas ndeshjes, lojtarët e Kukësit u rreshtuan para stadiumit, teksa u bënin karshillëk bardhebluve. Shumë të mërzitur lojtarët dhe stafi i Tiranës, ndërsa të gjithë janë larguar kokulur.

Kontestime për trajnerin Emanuel Egbo në fund të takimit për zëvendësimet që bëri, pasi tifozët e pranishëm kërkonin që misteri të aktivizonte sulmues dhe jo mesfushorë. Pas ndeshjes të gjithë festuan me birra ditëlindjen e Abazajt.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"