PIKANTE| Tirana-Bylis/ Dovedan e ka me të gjithë, te bardheblutë në fushë vetëm… 2 kampionë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 4, 2021 | 22:10


PIKANTE| Tirana-Bylis/ Dovedan e ka me të gjithë, te bardheblutë në fushë vetëm… 2 kampionë

Kristi Vangjeli në fillim të ndeshjes diskuton gjatë me trajnerin e Bylisit, Veljko Dovedan. Bardheblutë luajtën dje pa pesë titullarë. Kështu, Batha ishte i pezulluar për kartonë. Najdovski vjen pas COVID-it, Vangjeli, Kale e Torasa qëndruan pushim për sfidën me Kastriotin.

Dovedan

Nga kampionët e vjetshëm, në fushë si titullarë vetëm Çelhaka e Hoxhallari. Shumë pak të pranishëm në stadium për të ndjekur sfidën mes Tiranës dhe Bylisit. Trajneri Dovedan humbet toruan me Stojanoviçin, por i flet serbisht dhe më pas përplas topin në tokë në shenjë mosaprovimi. Nxehet Dovedan për një top të humbur të Mehmetllarit, shkarkon gjithë nervat. Heq edhe xhupin dhe e flak në tokë.

Bylis-Tirana

Osmani i kërkon llogari të katërtit për gjykimin, duke bërtitur, por gjyqtari e ul në karrige. Ndihmësi i Dovedanit, Bekim Kuli, drejton nga stoli lojtarët e tij: “O Janku, shiko topin”. Në fakt, ishte një këshillë për mbrojtësin pas një dueli të humbur. Dovedan qëndron vetëm pesë minuta në dhomat e zhveshjes dhe më pas del në fushë, duke biseduar me presidentin e skuadrës.

Shehi Seferi

Filip Najdovski ishte dje i pranishëm në stadium. Ai ishte ulur në tribunën “VIP”. Futbollisti do të nisë që sot stërvitjen me bardheblutë. Orges Shehi tregon reflekset, teksa stopon një top në ajër, në momentin e daljes në fundore. Trajneri i ballshiotëve i bën të gjitha zëvendësimet. Më i çuditshëm faktin që ul në stol Jankun një nga më të mirët në mbrojtje.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/