Pikante Teuta-Vllaznia/ Nga numri i tifozëve te…Bizhdili

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 16, 2018 | 13:03

Pikante Teuta-Vllaznia/ Nga numri i tifozëve te…Bizhdili

-Për herë të parë, në këtë edicion, interesi i tifozëve ishte shumë i madh për të ndjekur Teutën. Radha fillonte që te biletaria edhe deri në hyrje të stadiumit. Përveç tribunave A dhe B që ishin tejmbushur, edhe në sektorët e tjerë të stadiumit kishte numër të lartë mbështetësish.

-Që në fillim të ndeshjes grupimi ultras “Djemtë e Detit” janë shumë impulsivë, duke mbështetur bregdetarët. Nuk mungojnë as tifozët e Vllaznisë të pranishëm në stadium që kontestojnë veprimet e arbitrave.

-Si rrallëherë në ndeshjet mes Teutës dhe Vllaznisë, dje ka pasur prani të lartë të forcave të rendit. Një gjë e tillë ka rënë në sy të të të pranishmëve, pasi në ndeshjet e zakonshme të durrsakëve nuk ka masa të forta policie edhe për shkak të numrit të vogël të tifozëve. Por, dje janë parë në stadium edhe forca speciale që kanë qëndruar në pistë pas portave.

teuta vllaznia

-Në tribunën VIP nuk mungonin personalitet nga fusha të ndryshme. Nga miqtë, ishte kryebashkiakja Voltana Ademi që u pa në shoqërinë e presidentit të Teutës, Edmond Hasanbelliu. Gjithashtu ishte i pranishëm edhe presidenti i Besës, Nexhat Bizhdili.

-Përpara ndeshjes trajneri i Teutës, Gentian Begeja, ka pasur një takim të përzemërt me trajnerin e Vllaznisë, Ernest Gjoka dhe disa prej lojtarëve shkodranë.

-Një tifoz i shkodranëve irritohet me një nga policët pas golit të Teutës. Ai i kërkon oficerit të largohet sepse i ka bllokuar pamjen dhe këtë e bën duke bërtitur.

-Gjyqtari i katërt, Utula, ka pasur shumë punë, pasi Gjoka dhe Begeja gjatë gjithë kohës ishin gati të futeshin në fushë për t’i dhënë direktiva skuadrave respektive.

-Delegati Besnik Çela u kërkon punonjësve të stadiumit të dalin pas pankinave dhe të mos qëndrojnë në pistën e stadiumit. -Trajneri i Teutës, Begeja, irritohet me Alhasan pas një topi të humbur nga afrikani: “Pse nuk pason o çun, jepe topin?”, ndërkohë që mbrojtësi bën sikur e kupton.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"