PIKANTE| Teuta-Tirana/ Tifozët “prenotojnë” tarracat e pallateve, gjyqtarin e katërt e “tradhëton”…tabela elektronike

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2020 | 8:52

PIKANTE| Teuta-Tirana/ Tifozët “prenotojnë” tarracat e pallateve, gjyqtarin e katërt e “tradhëton”…tabela elektronike

Tifozë që prenotojnë tarracat e pallateve për të ndjekur skuadrat, drejtues që vijnë me vonesë, elozhet e trajnerëve me fjalë tipike për t’u dhënë kurajë lojtarëve dhe deri tek arbitri i katërt që harron të ngrejë tabelën elektronike për të dhënë minutat shtesë. Këto, por jo vetëm, janë disa nga pikantet që “Panorama Sport” sjell për ndeshjen e djeshme në Pogradec.
NDESHJA

*Tirana si ekip pritës, pasi e hapi kampionatin në stadiumin “Skënderbeu”, ku fitoi më 4 nëntor ndaj Kukësit, 2-0, këtë herë kishte zgjedhur “Gjorgji Kyçykun” e Pogradecit. Megjithatë, impianti i qytetit liqenor nuk solli fat për bardheblutë, pasi u shkoi më tepër përshtat durrsakëve, që dje fituan 0-1 në transfertë.
Halili
* Presidenti i Tiranës, Refik Halili, fillimisht nuk u pa në stadium. Megjithatë, kur kishin kaluar 7 minuta lojë, ai ka mbërritur i shoqëruar nga miqtë e tij dhe ka zënë vend në tribunën VIP.

* Përfaqësuesit e të dyja ekipeve në tribunë binin në sy me maskat që kishin, pasi ishin me logot e klubit të tyre.

* Tifozët e Tiranës dhe Teutës kishin prenotuar dy tarraca pallatesh afër stadiumit për të mbështetur ekipet e zemrës. Edhe pse nga larg, nuk mungoi përkrahja e tifozëve.
Edi Martini
* Trajner i Teutës, Edi Martini, gjatë gjithë pjesës së parë ka përdorur fjalët: “Bravo mjeshtër! Bravo gjigant!” Shkodrani e përdorte shpesh këtë sa herë futbollistët e tij bënin gjëra të bukura në fushë.

* Si në fundin e pjesës së parë, po ashtu edhe në minutën e 90-të, gjyqtari i katërt, Blerim Ziri, nuk e ngriti asnjëherë tabelën elektronike për të sinjalizuar minutat shtesë. Diçka e pakuptimtë, por, me sa duket, tabela nuk ka punuar.

* Disa dhjetëra tifozë, duke mësuar se në Pogradec luhej Tirana-Teuta, u dyndën në dyert e stadiumit me shpresën se do të futeshin, por kjo nuk u lejua për shkak të masave që janë marrë prej pandemisë “COVID-19”.

*Loja nisi me vonesë, pasi ka probleme me portën e Teutës. Pjesa e rrjetës nuk është fiksuar mirë dhe gjyqtari vendosi që të mos e niste ndeshjen, derisa u rregullua porta.

*Emiljano Vila sakrifikon dhe luan kundër Tiranës, por dukshëm i fashuar në kokë.

*Nga minuta e 61-të, me hyrjen e Torasës në fushë, bardheblutë luanin me skemën 3-4-1-2.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"