PIKANTE| Teuta-Partizani/ Kallaku nuk u ndahet durrsakëve, tifozët pas rrethimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2020 | 23:47

PIKANTE| Teuta-Partizani/ Kallaku nuk u ndahet durrsakëve, tifozët pas rrethimit

“Panorama Sport” ju sjell momentet më të veçanta të miqësores së djeshme Teuta-Partizani, e fituar nga të kuqtë me rezultatin 1-2. 
miqesore
-Luhej me dyer të mbyllura, por tifozët nuk munguan ku qëndruan pranë rrethimit, edhe pse jashtë kompleksit. Mbështetja e tyre është ndierë edhe nga lojtarët, pasi brohoritjet dhe thirrjet ishin të shumta.

-Drejtori i të kuqeve, Olsi Rama, e ndoqi sfidën në pankinën e Partizanit në shoqërinë e Genci Tomorit dhe zyrtarëve të tjerë të klubit të kuqë.

-Teuta kishte dy mungesa, por Fabian Beqja dhe Blerim Krasniqi u gjend para ndeshjes në fushë, por të veshur me uniformë të zakonshme. Fillimisht, ata biseduan me shokët e ekipit, por edhe me miq te skuadra e kuqe. Kur ekipi po bënte nxehjen, para se të niste takimi, Beqja e Krasniqi u ngjitën në tribunën VIP.
Kallaku
-I pranishëm në këtë miqësore ishte dhe ish-mesfushori i Teutës, Sherif Kallaku, i cili takoi të gjithë shokët e skuadrës.

-Hebaj, Hakaj, Çinari, Pjeshka biseduan për disa momente me njëri – tjetrin duke qenë se kanë luajtur së bashku te Vllaznia.

-Në orën 14:45 minuta të parët që shkelin tapetin e ” Olympic Park” ishin lojtarët e Teutës.

-Në minutën e parë, kapiteni i Teutës, Renato Arapi, u flet shokëve në fushë: “Dalim përpara çuna”!

-Të dy trajnerët gjatë gjithë kohës ishin shumë impulsiv dhe ku shprehën edhe pakënaqësi për veprimet e futbollistëve të tyre në mbrojtje.
Edi Martini
-Martini për asnjë çast nuk u ul në stol, dhe herë pas here u imponohej të tijve: “Luajeni topin poshtë çuna”!

-Në përfundim të ndeshjes ka qenë “fair play” i vërtetë në fushë, pasi lojtarët e dy ekipeve i kanë dhënë dorën e përqafuar njëri-tjetrin.

“Është herët për të folur për titull”, Edi Martini: Problem qarkullimi i topit


Suksesi në miqësoren ndaj Teutës, Ilir Daja: Ekipi më bindi, por duhet të jemi gjithnjë kështu


VIDEO/ Gol dhe autogol i Bitrit, Partizani mposht Teutën në miqësore. Kardozo nderon të kuqtë në fund

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"