PIKANTE| Teuta-Kukësi/ Todorovski i ulëret Jorgjit, Gashi acaron Shkëmbin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 29, 2019 | 23:27

PIKANTE| Teuta-Kukësi/ Todorovski i ulëret Jorgjit, Gashi acaron Shkëmbin

– Të dyja skuadrat mbërritën njëkohësisht në “Niko Dovana”. Moment që shfrytëzohet nga lojtarët për t’u takuar dhe këmbyer ndonjë batutë.

teuta kukesi

– Teuta për herë të parë luan me fanella të reja, të cilat këtë herë ishin edhe me emrat e futbollistëve në shpinë.

– Pa kaluar 5 minuta, Enea Jorgji urdhëron Olsi Teqjen që të vendosë palestrina. Mbrojtësi del me nxitim dhe për t’i veshur.

– Rustem Hoxha rregullon flamurin e kornes në të 17-ën, pasi e rrëzoi dhe mori me vete pas dyluftimit me Kitanovskin.

– Todorovski dhe Jorgji i bërtasin njëri-tjetrit me të madhe në të 27-ën. Gjyqtari e këshillon pas ndërhyrjes që i bëri Abazajt, ndërsa maqedonasi pretendon që nuk i bëri asgjë.

jorgji kukesi proteston

– Në të 30-ën, Çyrbja dhe Vila ndërrojnë krahët, i pari kalon në të majtë dhe i dyti djathtas. Lëvizje që jep rezultat. – Pjesa e dytë nis me dy topa në fushën e lojës, ndaj në të 25-ën sekondë ka një ndërprerje.

– Sherif Kallaku e humb pas golit. Shënon dhe shkon ia jep fanellën një tifozi në karshi. Detyrohet që të shkojë te pankina që të marrë një rezervë dhe rifutet në fushë. – Edmond Hasanbelliu dhe Adrian Bardhi e ndoqën sfidën në tribunën VIP, nën shoqërinë e presidentit të Kukësit, Safet Gjicit.

– Pas një topi të humbur në mesfushë, Shkëmbi acarohet me Gashin: “O Roni, o Roni, po luaj mo djalë”. – Shkëmbi këshillon kapitenin: “Arap, luajmë topin poshtë”.

– Tifozët e Kukësit thërrasin nga tribuna: “O Shkurtaj, mos na bëni me zemër… fitoni”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"