PIKANTE Teuta-Kukës / Kamara “gërricet” me Zguron, Cungun nuk e zë vendi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2018 | 21:00

PIKANTE Teuta-Kukës / Kamara “gërricet” me Zguron, Cungun nuk e zë vendi

Arturo Rexhinaldo luan i dëmtuar dhe shënon. U vendos vetëm para ndeshjes që do mund ta niste titullar dhe nuk e zhgënjeu Cungun. Megjithatë, Kukësi mund të ketë rrezikuar shumë.

REXHINALDO1

Sulmuesi në fund të ndeshjes u largua direkt në dhomat e zhveshjes i shoqëruar nga mjekët. Ai u pa të çalonte gjatë pjesës së dytë, por edhe pse trajneri i tha që të dilte, nuk pranoi që ta linte ekipin në inferioritet numerik. Gazeta edhe pse u përpoq që të fliste me protagonistin e fitores, ai dukshëm u shfaq i mërzitur për shkak të dhimbjeve që ndiente. Megjithatë, gjendja e tij do të verifikohet sot.

* Donjet Shkodra ishte në tribunë dje. Pas “amnistisë” mesfushori ende nuk ka marrë minuta si titullar. Dhe nga sa mësohet shkaku i këtij vendimi është se kosovari nuk ka kapur ende ritmin e pjesës tjetër të skuadrës.

* Armand Duka zbarkon në “Niko Dovana”. Presidenti i FSHF-së ishte në krah të Edmond Hasanbelliut dhe Safet Gjicit, krerëve të Teutës dhe Kukësit.

* Vjen dita e francezit Shafik Tigroudja. Fantazisti mori minutat e para me fanellën e Kukësit dje. Debutim ishte edhe për Roni Gashin, i cili u fut si zëvendësua prej trajnerit të Teutës, në të 85-ën.

* Pas dy javëve të para kur karshia ishte e mbyllur, këtë herë në Durrës ishte hapur tribuna përballë. Siguria u mbulua sigurisht nga stjuartët, pasi rregulli për të mbajtur jashtë stadiumeve policinë e shtetit mbetet në fuqi. Bileta për këtë sektor të stadiumit ishte me çmim modest, vetëm 200 lekë të rinj. Efekti u pa, pasi të pranishëm ishin afro 1000 tifozë.

* Latif dhe Kamara me “look” të ri. Të dy lojtarët kishin lyer flokët me ngjyrë portokalli. Sakaq, edhe afrikani tjetër, Sidibe, kishte bërë vetëm një nuancë blu.

* Besar Musolli largohet i dëmtuar nga fusha. Shenjat e para flasin për tërheqje, por vetëm të hënën do verifikohet gjendja e tij.

* Arbër Çyrbja, ish-kapiten i Teutës, rikthehet në Durrës si kundërshtar pas 5 muajsh.

* E 74-ta minutë dhe ndalet loja pas dëmtimit të Dzarias, megjithatë gjeorgjiani vijon lojën edhe pse duke çaluar. Feston Cungu, pasi nëse mesfushori nuk do të sakrifikonte, do e vazhdonte lojën në inferioritet numerik, pasi i kanë kryer që të tria zëvendësimet.

* Pasi afron fundi i pjesës së parë, Cungu irritohet me të tijtë dhe veçanërisht me Zguron, që i tërheq vëmendjen me këmbë e me duar.

* Bledi Shkëmbi që në minutat e para shfaqet në tension, madje nuk kursehet as me Kallakun dhe Avdylin, që nuk bëjnë siç duhet atë që i kërkon trajneri.

* Në pjesën e parë Kamara dhe Zguro “gërricen” pas çdo dueli. Veç ndërhyrjeve, lojtarët nuk kursejnë edhe ndonjë ofendim mes tyre.

* Cungu nuk e zë vendi, irritohet me Çyrbjan në minutën e 90-të, pasi nuk zhvendoset me linjën e mbrojtjes, duke mbajtur në lojë Bicajn.

* Pesë minuta shtesë në pjesën e dytë dhe ka irritim te tifozëria e Kukësit, që proteston pa limit.

* Ideja e golit në shtesë sjell eufori te tifozët durrsakë që brohorasin, duke mos kuptuar që topi ishte në duart e Frashërit. Pasi kuptojnë që nuk u barazuan shifrat, i kaplon zhgënjimi.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"