PIKANTE TEUTA-KASTRIOTI/ “Je i yni o Kallak, lëri këto”, irritohen krutanët. Në Durrës kamera për ‘rebelët’

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 8, 2018 | 17:15

PIKANTE TEUTA-KASTRIOTI/ “Je i yni o Kallak, lëri këto”, irritohen krutanët. Në Durrës kamera për ‘rebelët’

Ndeshja e djeshme ka pasur disa momente që nuk janë shfaqur në televizion, të cilat i servir “Panorama Sport” për çfarë ka ndodhur.

teuta

* Në stadium, për herë të parë, janë instaluar kamerat për të vëzhguar tifozërinë në rrethimin që ndan tribunën me fushën.

* Osmani, për shkak dëmtimi, lihet jashtë dhe e ndjek ndeshjen me presidentin në krah. Presidenti mik nuk ishte i pranishëm.

* Hakaj ndien lëndim më kofshën e majtë dhe zëvendësohet pas 14′. Domgjoni dëmtohet dhe nuk ia del, largohet nga fusha me barelë.

* Kallaku ndërhyn gabimisht ndaj kundërshtarit dhe tifozët krutanë irritohen: “Po je i yni ti o Kallak, lëri këto gjëra”, me ironi.

* Kruja debaton me Hyseinin dhe tifozëria durrsake shpërthen në ofendime ndaj krutanit për ndërhyrje të rëndë ndaj Shkallës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"