PIKANTE TEUTA-KAMZA/ Latif feston me trajnerin e portierëve, sa shumë tension tek të dyja palët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 3, 2018 | 22:02

PIKANTE TEUTA-KAMZA/ Latif feston me trajnerin e portierëve, sa shumë tension tek të dyja palët

– Tifo-grupi “Djemtë e Detit” nuk ishin prezentë në stadium, për shkak se tribuna e tyre ishte bllokuar nga klubi për të ruajtur sigurinë në stadium. Sakaq, në stadium ishin të pranishëm rreth 600 tifozë, teksa një nga tribunat ishte e mbushur me tifozë të Kamzës.

– Devolli që në fillim të ndeshjes është tepër impulsiv dhe në çdo aksion këshillon të tijtë. Gjatë ekzekutimit të goditjes së parë të këndit, Devolli është tepër i revoltuar dhe gati sa nuk futet në fushë. Arbitri i katërt, Hamiti, i tërheq vëmendjen.

latif

– Grinta që Devolli shfaq përcillet edhe te lojtarët, por gjatë një përplasjeje të Arrabalit me Vecajn, trajneri i kërkon lojtarit të qetësohet.

– “Çfarë anësori je ti mo, që jep këtë rivënie?” i drejtohet Devolli anësorit Egin Doda.

– Progni del në nxehmje përpara fundit të pjesës së parë, tifozët durrsakë fillojnë ta duartrokasin.

– Shtatë minuta përpara fundit, Shkëmbi i tërheq vëmendjen Vecajt, i cili del nga detyrat që i ka dhënë trajneri.

– Latif gjuan drejt portës, me Avdylin që pret me vështirësi. Kaq mjaftoi që Devolli të irritohet me mbrojtësit: “Po ça bëni mo? A ju thash kujdes!”

– Progni shpërdoron një rast, duke u treguar individualist, edhe pse Latif ishte bosh. Kaq mjaftoi që Shkëmbi të irritohet.

– Gjatë zëvendësimit të Roloviç me Rezin, Osmani debaton me arbitrin Kola, për shkak se ai kërkoi ta ekzekutonte menjëherë faullin që fitoi Kruja.

– Osmani fiton duelin me Roloviç, duke e dribluar sulmuesin e Kamzës. Me këtë veprim kapiteni fitoi duartrokitjet e të gjithë tifozëve të pranishëm në stadium.

– Goli i Latif çon në peshë të gjithë tifozët durrsakë të pranishëm në stadium. Sulmuesi, pasi i gëzohet avantazhit me shokët, i drejtohet Bledian Rizvanit (trajnerit të portierëve) për të festuar me të.

-Amadu Latif rrëzohet në minutat shtesë, Osmani i kërkon të mbledhë fuqitë dhe të ngrihet. – Në shtesë Kamza fiton një rivënie fundore dhe Vrapi i kërkon Latif që të largojë topin për të vonuar lojën.

– Sherif Kallaku shfaq shenja nervozizmi në mbyllje të ndeshjes dhe kapiteni Tefik Osmani mundohet që ta qetë- sojë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"