PIKANTE TEUTA-FLAMURTARI/ Në Durrës hapen vetëm dy tribuna, ndeshje “ish-ësh” dhe debutuesish

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 20, 2018 | 22:48

PIKANTE TEUTA-FLAMURTARI/ Në Durrës hapen vetëm dy tribuna, ndeshje “ish-ësh” dhe debutuesish

Një ndeshje ish-ësh, por mbi të gjitha debutuesish, duke filluar nga stoli me trajnerët Bledi Shkëmbi dhe Ilir Daja, si dhe deri në fushë me lojtarë që luanin për herë të parë në Kategorinë Superiore. Tribunat A dhe B të stadiumit “Niko Dovana” u mbushën plot, ndërsa pamja përballë ishte e shëmtuar. Klubi durrsak, i ndikuar edhe nga ligji i ri për sportin, teksa policia qëndron jashtë impiantit, nuk i hapi sektorët e tjerë të stadiumit, përveç tribunës qendrore. “Panorama Sport” sjell të gjitha pikantet e sfidës së djeshme.

Ndeshja

* Ndeshja filloi me 4 minuta vonesë, me skuadrat që mbërritën në stadium jo në kohën e duhur.

* Topin e parë nga qendra e shkelmoi në mënyrë simbolike ish-mesfushori i Teutës, Oerd Kote, i cili ka luajtur deri një dekadë më parë.

* Probleme me foninë e stadiumit. Pas fillimit të takimit, kënga e programuar për t’u dëgjuar në nxehmje, nisi teksa po luhej.

* Në stadium ra në sy pjesëmarrja e shumë femrave, si dhe e fëmijëve që shoqërohen nga prindërit.

* Klubi durrsak i kishte marrë të gjitha masat për një organizim model, teksa ka kontraktuar një shoqëri private sigurie. Stjuartët ishin të shpërndarë në dy tribunat dhe ndeshja nuk pati asnjë problem.

* Unikale për historinë e Teutës. Dje durrsakët e nisën lojën me katër afrikanë nga minuta e parë: Sidibe, Kamara, Traore dhe Latif.

* Arbër Beqaj, ish-lojtar i Teutës në pjesën e parë të sezonit të kaluar, u shfaq dje me numrin 10, duke zëvendësuar Torasën në minutën e fundit.

* Trajneri i Tiranës, Ze Maria, ishte dje i pranishëm në stadiumin e Durrësit, duke ndjekur Teutën, që është kundërshtari i radhës.

* Në minutën e 48-të pati një përplasje mes lojtarëve, teksa Useini dhe Batha kishin diçka për të sqaruar me Kamara. Kjo ka shkaktuar irritimin e tifozëve vendës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"