Postuar: Mars 19, 2018 | 21:20
Pikante/ Spaho ka një kërkesë të çuditshme për kameramanin, tribuna VIP plot me tifozë të Teutës
-Në momentin që skuadrat dolën në fushën e lojës për procesin e nxehmjes, në stadiumin “Roza Haxhiu” nuk kishte asnjë tifoz.
-Presidenti i Teutës, Edmond Hasanbelliu, e ka ndjekur ndeshjen në pjesën VIP të tribunës qendrore. Pas tij ka qenë një dashamirës i Vllaznisë me një shall kuqeblu, por që nuk e ka bezdisur aspak.
-Pjesa VIP e tribunës qendrore ka qenë me mbështetës të Teutës që janë hedhur përpjetë nga gëzimi pas golit të Dediçit.
-Në pushim të ndeshjes, portieri Spaho i ka kërkuar kameramanit të “SuperSport”-it t’i shpjegojë si filmohet dalja e lojtarëve në fushë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"