Pikante| Skënderbeu-Laçi/ Mazrekaj kapet me tifozët, Lata rrëzon veten dhe bilbilin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2022 | 18:12

Pikante| Skënderbeu-Laçi/ Mazrekaj kapet me tifozët, Lata rrëzon veten dhe bilbilin

Ndeshja mes Skënderbeut e Laçit kishte edhe momentet e saj pikante, nga incidenti me tifozët te kryesori Lata. “Panorama Sport” ju rendit atë se çfarë nuk u pa në TV.

skenderbeu laci

* Nuk ka shpëtuar pa incidente ndeshja mes Skënderbeut dhe Laçit. Protagonistë në një ndeshje deri diku të qetë janë bërë tifozët bardhekuq dhe Mazrekaj në një debat që ka zgjatur për minuta të tëra. Që prej fillimit të lojës të dyja palët filluan me ofendime dhe gjeste në distancë, teksa Mazrekaj provokonte dhe tifozët përgjigjeshin me ofendime në kor.

Marrëdhëniet u acaruan në pjesën e dytë të takimit kur Mazrekaj ishte pranë tribunës C, ku ndodhen bardhekuqtë. Debatet në distancë vazhdojnë dhe rëndohen më tej. Mazrekaj u kthehet keqazi tifozëve duke kërkuar konfrontim me ta, të tjerët i përgjigjen me ofendime, madje edhe me tentativë për të hyrë në fushë. Vetëm ndërhyrja e forcave të sigurisë dhe kapitenit Zguro qetëson situatën.

* Një moment gjatë rrëzimit të Lushkjes, kryesori që ishte një metër larg, akordon faull, por rrëzohet edhe vetë.

* Në të 47-ën minutë, ishte sërish gjyqtari Lata, që tërhoqi vëmendjen duke hedhur bilbilin në tokë, por e gjeti menjëherë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"