PIKANTE| Skënderbeu-Kukësi/ Koliçi acaron Dajën, Kamara “shfryn” pas zëvendësimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2019 | 22:00

PIKANTE| Skënderbeu-Kukësi/ Koliçi acaron Dajën, Kamara “shfryn” pas zëvendësimit

Skënderbeu-Kukësi prodhoi spektakël para 3000 tifozëve, të cilët më në fund shijuan futboll të bukur.

Djali i Gjicit

 Në tribunë, veç Ardjan Takajt është shfaqur pas shumë kohësh ish-presidenti Agim Zeqo. Ajo që binte në sy ishte mungesa e Safet Gjicit, vendin e të cilit e kishte zënë djali i tij.

Takaj = Filo

-Eduart Rroca bëhet baba dhe kjo ngjarje e rëndësishme bëri që të linte grumbullimin dje.

-Ndeshja nisi me një minutë heshtje në nderim të Miço Papadhopullit, i ndarë nga jeta vetëm pak ditë më parë. -Fonia e stadiumit riktheu në këtë takim himnin e vjetër të Skënderbeut.

-Gerhard Takaj, menaxheri i përgjithshëm i Skënderbeut, është rikthyer në stol, pasi ka ezauruar dënimet e sezonit të kaluar nga Disiplina.

-Omar Kamara qëndroi vetëm 31 minuta në fushë dhe ndërrimin s’e ka pritur mirë, aq sa edhe revoltën e shfaqi hapur.

bandicam 2019-10-19 18-34-23-745

-Një rivënie e gjatë e Enea Koliçit ka irrituar Ilir Dajën. Portieri nxitoi të çonte topin te Krasniqi, në një kohë që sulmuesi kishte probleme muskulore dhe kishte kërkuar zëvendësim. “O Koliç, nuk e shikon që ai kërkoi ndërrim? Për çfarë e hedh atë top ashtu?!”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"