Pikante Skënderbeu-Kastrioti/ Vangjeli “gjyq” të huajve, policia ndalon 3 tifozë për banderolën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2018 | 23:50

Pikante Skënderbeu-Kastrioti/ Vangjeli “gjyq” të huajve, policia ndalon 3 tifozë për banderolën

Skënderbeu fitoi dhe menjëherë pas ndeshjes darkoi në një restorant me pica. Dje nuk kanë munguar as përplasjet e tifozëve me policinë, apo edhe momentet pikante të sjella nga “Panorama Sport”, përpara, gjatë dhe pas ndeshjes.

45431038_1932854780085567_1242282744491278336_o

* Rreth 1100 tifozë korçarë ndoqën ndeshjen mes Skënderbeut dhe Kastriotit. Gjithsesi nuk munguan në shkallët e stadiumit ultrasit korçarë, por edhe në tribunën VIP ku prezent ishin Takaj, Boshku dhe kryebashkiaku Sotiraq Filo. Pas shumë kohësh është rikthyer edhe Agim Zeqo në tribunë.

* Pavarësisht se bëhej fjalë për një takim ku përballë ishte skuadra e vendit të fundit, sërish numri një i pankinës së korçarëve ka qenë në ankth gjatë gjithë 90-minutëshit. Shehi ka dhënë udhëzime për të gjithë. Peshën më të madhe të tyre e morën Abazi dhe Kaba Sambou.

* Kristi Vangjeli është pa dyshim një nga lojtarët më të papërmbajtur në këtë takim në Korçë. Numri 32 i Skënderbeut, veçse në një ditë të mirë dhe për më tepër i graduar kapiten në mungesë të Radasit, vazhdimisht jep këshilla për shokët e ekipit. Kaba Sambou dhe Guedj janë “gjahu” i preferuar i Vangjelit. U tërheq vëmendjen në çdo rast.

* Realizimi nga Gjergji Muzaka ka qenë një gol katalogu për nga mënyra e ndërtimit të aksionit deri në finalizim. Shehi i përgëzoi të gjithë.

Muzaka

* Trajneri është i kujdesshëm në çdo detaj, deri në pikën sa nuk toleron asnjë mungesë përqendrimi apo vendosje të gabuar në rreshtim të ekipit kur bëhet fjalë për goditjet standarde.

* Paniku i shkaktuar nga Teqja, që nuk largon si duhet një top të kthyer rrezikshëm nga mbrojtja, çon nga stoli edhe trajnerin e portierëve, Ilir Bozhiqin, i cili qetëson gardianin e Skënderbeut.

* Një faull i shkaktuar nga Fili në një zonë të parrezikshme para pankinës së Shehit, acaron këtë të fundit: “Nuk më dëgjon mua që po të them pa faull? Bëj më shumë kujdes! Ishte e panevojshme”.

* Një tjetër gabim në prapavijë nga Sambou acaron Vangjelin. Kapiteni i kërkon llogari për të qenë më i sigurt që të mos krijojë panik.

* Në fund të takimit, Dajan Shehi është konfliktuar me Bruno Ditën, ku është dashur ndërhyrja e Muzakës dhe lojtarëve të tjerë për t’i ndarë.

Banderola

* Tre tifozë të Skënderbeut përfundojnë në Komisariatin e Korçës për një banderolë. Pas asaj që ndodhi në ndeshjen kundër Partizanit, kontrolli në stadium është bërë mjaft i ashpër. Këtë herë e kanë pësuar tre tifozë në Korçë që kanë humbur ndeshjen, pasi janë mbajtur më shumë se dy orë në komisariatin e policisë. Kush ishte banderola që ata do të hapnin? Një mbishkrim i thjeshtë dedikuar talentit korçar, Jorgo Pëllumbi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"