Pikante Skënderbeu-Flamurtari/ Korçarët ironi me banderola, Duro i revoltuar në fund të takimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 10, 2018 | 22:59

Pikante Skënderbeu-Flamurtari/ Korçarët ironi me banderola, Duro i revoltuar në fund të takimit

Stadiumi “Skënderbeu” u ngjante dje kohëve të arta, teksa mbi 5 mijë tifozë ishin ulur për të ndjekur ndeshjen kundër Flamurtarit. Banderola thumbuese, ofendime në kor dhe shumë mysafirë. Këto, por jo vetëm, janë disa nga pikantet që përcjell “Panorama Sport”.

skenderbeuflamurtari

* 50 ultras nga Vlora kishin udhëtuar për të mbështetur ekipin e tyre të zemrës, Grupimi “Flota Kuqezi” nuk rreshti së përkrahuri Flamurtarin gjatë gjithë 90-minutëshit. Edhe “Ujqërit e Dëborës” ishin të organizuar, teksa në tribunën C kanë përkrahur pa fund ekipin e tyre, duke ndezur në disa momente edhe flakadanë.

* Në pjesën e parë, tifozët korçarë kishin shpalosur një banderolë ironizuese për vlonjatët, në të cilën shkruhej: “Vazhdojnë ëndrrat tek krevati, Barcelona, Beogradi. Europën nuk shikoni, kampionatin ta harroni”.

* Presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi, mbërriti një orë përpara në ambientet e stadiumit “Skënderbeu” dhe menjëherë u takua me homologun e tij, Ardjan Takaj, duke e ndjekur ndeshjen afër njëri-tjetrit.

* Dje nuk kanë munguar as kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo, si dhe ish-deputetët e Korçës, Ridvan Bode dhe Gjergji Papa.

skenderbeu tifozet

* Takimin e ndoqi edhe ish-presidenti i Elbasanit, Arben Laze, që nuk i kurseu batutat me Takajn dhe Idrizin.

* Afro 15 gazetarë nga Vlora kanë qenë dje mysafirë në tribunën qendrore. Korçarët u treguan bujarë, duke u lëshuar vendin miqve.

* Në minutën e 17-të dhe, më pas, në të 83-ën, gjyqtari Andi Koçi ndali lojën për shkak të sharjeve të tifozëve në shkallët e stadiumit. Kapiteni Orges Shehi u detyrua të linte portën dhe qetëtifozet skenderbeu banderolasonte ultrasit.

 

* Në momentet e fundit të ndeshjes, pas shtatë minutave shtesë të akorduara, duke qenë se loja u ndërpre për shkak të incidentit të vëllait të Osmanit, pati një kaos me ndërrimet. Gjyqtari i katërt, Fatmir Lama, i habiti të gjithë. Mbrojtësi Fidan Aliti qëndroi për afro katër minuta më kot, pasi nuk u fut dot në lojë.

* Trajneri Shpëtim Duro u pa shumë i revoltuar në fundin e takimit, veçanërisht me veprimin e një prej mbrojtësve. Në shenjë pakënaqësie për lojën, Duro u largua drejt dhomave të zhveshjes dy minuta para se të mbyllej takimi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"