Pikante/ Shqiptarët pushtojnë Zvicrën me flamuj kombëtarë, Daja kapet me arbitrin kryesor

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2017 | 22:54

Pikante/ Shqiptarët pushtojnë Zvicrën me flamuj kombëtarë, Daja kapet me arbitrin kryesor

-Rreth 500 tifozët shqiptarë kanë qenë të pranishëm dje në “Stade de Suise” të Bernës në mbështetje të Skënderbeut, që ka luajtur takimin e fundit të Europa Leagues ndaj ekipit vendas të Jang Bojs. Edhe pse tifozëria mike ka pasur sektorin e saj, nuk kanë munguar flamujt kuqezi në të gjithë perimetrin e stadiumit.

Skenderbeu

Një numër shumë i vogël tifozësh kishin udhëtuar nga Shqipëria, ndërsa pjesa tjetër ishin kryesisht emigrantë që jetojnë në Zvicër. Edhe pse luante Skënderbeu, mes tifozëve dalloheshin lehtësisht edhe simbolet e Kombëtares Shqiptare. Tifozët nuk kanë kursyer as këngë në drejtim të ekipit bardhekuq dhe kanë duartrokitur futbollistët në fundin e ndeshjes.

zvicer skenderbeu

-Në minutën e 66′ të takimit, në stadium, shtohet mjegulla, aq sa futbollistët e kanë të vështirë që të shohin.

-Në minutën e 68′ të ndeshjes, Demte dëmtohet, ndërkohë që trajneri Daja kishte bërë gati zëvendësimin e Sahitit dhe në vend të tij priste të aktivizohej Osmani. Por, pas dëmtimit zëvendësimi shtyhet për pak minuta në mënyrë që të shihej gjendja e lojtarit, që dje luajti si sulmues. Por, duke parë që Demte nuk kishte asgjë serioze, Daja vendosi pak minuta më vonë të bënte edhe zëvendësimin e parashikuar.

skenderbeu jangbojs

-Në minutat shtesë të ndeshjes, gjyqtari kryesor i ndeshjes Evans i tërheq vëmendjen trajnerit Daja për shkak se kishte kaluar shumë pak vijën ku i duhet të qëndrojë trajneri. Gjatë gjithë takimit, arbitri uellsian u dallua për rreptësinë e tij dhe akordimin pa paralajmërim të kartonëve të verdhë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"