PIKANTE| Shqipëri-Kazakistan/ Reja i nervozuar me ekipin pas çdo goli, Duka këshillon Berishën. Ja çfarë nuk u pa në TV (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2020 | 21:48

PIKANTE| Shqipëri-Kazakistan/ Reja i nervozuar me ekipin pas çdo goli, Duka këshillon Berishën. Ja çfarë nuk u pa në TV (E PLOTË)

Shqipëria rikthehet te fitorja, pas dy barazimeve dhe një humbjeje në Ligën e Kombeve. Në të tretën sfidë në “Air Albania” kuqezinjtë shënojnë tri herë dhe triumfojnë për herë të parë, duke thyer tersin pas humbjeve ndaj Francës dhe ndaj Lituanisë. “Panorama Sport” ju sjell momentet pikante të ndeshjes.
Em4vXQ3XYAk1GbM

* Risia e kësaj ndeshjeje vjen nga UEFA, e cila ka përzgjedhur si arbitre anësore një femër. E gjithë trupa e gjykimit që vendosi drejtësinë në këtë sfidë, ishte nga Spanja. Gjithashtu, edhe numri një i UEFA-s për mbarëvajtjen e kësaj sfidë, ishte një femër. Delegate e ndeshjes ishte Fiona Pfutke nga Gjermania.

* Minuta e tretë dhe Gjimshiti tenton top të gjatë për Manajn, por fusha e butë i prish ekuilibrin në momentin e goditjes. Shfajësohet duke treguar plisin e ngritur.

* Në të gjashtën minutë, superpritja e Berishës sjell ovacionet e të pranishmëve që duartrokasin portierin.

* Manaj motivohet nga Reja. “Ec Manaj, jepi, jepi!”

* Në të 15-ën, Reja ka këshilla për Uzunin dhe Abrashit. “Uzuni, luaj në linjë. Mos shko atje asnjëherë (pasi Uzuni ishte nisur pa top në qendër). Abrashi, marko në qendër cilido që të jetë i lirë”.
Reja pikantet Kombetarja

* Teksa të gjithë kishin ende shijen e golit të Ismajlit, Kazakët të ftohtë dhe shënojnë nga mesi i fushës. Gol që pllakos menjëherë heshtjen dhe i habit të gjithë. Aimbetov i shtang të gjithë… jo vetëm Berishën.

* Humbja e rastit të artë për gol nga Uzuni, vetëm Cikalleshi e mbështet dhe duartroket për t’i dhënë zemër.

* Në startin e të dytës, Reja tërbohet për zëvendësimin e vonuar. Ai kish kërkuar nga stafi Gjasulën, por mesfushori nuk ishte njoftuar. “Gjasula! (bërtet italiani) Ku është Gjasula ta marrë dreqi”. Menjëherë futbollisti i Hamburgut bëhet gati.

* Pas çdo goli, Shqipëria rrezikon në portën tonë. Në të 64-të, Reja irritohet dhe futet në fushë: Çfarë është kjo që bëni. Ku shkoni të bëni aq lart presion”.

* Manaj “merr përpara” gjithkënd: Në fillim Abrashin, më pas kundërshtarët dhe gjuan tokazi një top që ndalet nga portieri kundërshtar. Mirëpo ky veprim i minutës së 70-të nuk aprovohet nga trajneri Reja: “Ej, jepja topin shokut!”, këshillon italianin sulmuesin kuqezi, i cili po rikthehej të merrte pozicion.

Edi Reja

* Në minutën e 73-të, Reja e tepron dhe gjyqtari i tërheq vëmendjen se do ta largojë nëse kritikon sërish vendimet e arbitrit.

* Duka gjen momentin për të dhënë këshilla për Berishën. “Avash, avash Etrit. Qetë…”.

* Në minutën e 78-të, Doka kërkon me insistim një top të niset drejt sulmit, mirëpo Gjasula qetëson gjithkënd. “Ngadalë, ngadalë”.

* Në minutën e 89-të, zëvendësuesit Doka e Selahi marrin komplimentet e presidentit të FSHF-së. “Bravo Doka! Bravo Selahi!”

* Në fund të ndeshjes, trajneri Reja pret të gjithë lojtarët që të dalin nga fusha dhe takon secilin prej tyre. I fundit, është Abrashi me të cilin ndalet dhe bisedon gjatë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"