PIKANTE/ “Shajeni edhe për ne”, thumba në tribunë. “Guerrils” zbojnë policët e infiltruar në sektorin e tyre

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2018 | 20:16

PIKANTE/ “Shajeni edhe për ne”, thumba në tribunë. “Guerrils” zbojnë policët e infiltruar në sektorin e tyre

Tifozët e nisën në qetësi takimin dhe vetëm në minutën e katërt nisën koret dhe brohoritjet e ultrasve të kuq në shkallët e stadiumit.

partizani tifozet

-Minuta e 12-të. Mbrojtësi kilian bën shenjë se nuk ia del dot më që të vazhdojë dhe kërkon ndërrim. Ai del nga fusha, por duke qenë se ndërrimi nuk ishte gati, mbrojtësi hyn sërish në fushë dhe shtrihet pranë vijës fundore, në mënyrë që të vononte lojën dhe t’i jepte kohë stafit për zëvendësimin.

-Në minutën e 52-të ka një revoltë masive nga të kuqtë rreth një faulli të dhënë nga arbitri Kola, që për vendësit duhej në krah të kundërt. Lojtarët i ankohen gjyqtarit në fushë, trajneri Gega komunikon me gjyqtarin e katërt, ndërsa tifozët nisin të shajnë arbitrin. Ky moment sikur i ndezi “demat” pasi u bënë më agresivë dhe kërkues në lojën e tyre.

-Në minutën e 65-të ndodh një përplasje në sektorin ku ishin “Ultras Guerrils”. Tifozët kishin identifikuar disa punonjës policie, civilë, të infiltruar tek ata. Me këmbënguljen e tyre ata i nxorën jashtë policët civilë që me sa duket ishin pranë tyre për t’i monitoruar.

-Minuta e 80-të. Rivënie anësore për Laçin. Një fëmijë që mblidhte topat nuk iu përgjigj kërkesës së mbrojtësit të Laçit, Sefgjini, i cili kërkonte të niste shpejt aksionin. Në këtë moment lojtari i bërtet fëmijës dhe të njëjtën gjë bëjnë edhe tifozët në tribunën B ndaj mbrojtësit të Laçit.

-Në minutën e 87-të është radha e tifozëve laçianë që të shprehin pakënaqësi ndaj arbitrit. Madje, nga tribuna e tyre fluturuan disa shishe uji dhe sende. Më pas ata nisën të ofendojnë gjyqtarin kryesor. Në këtë moment nga pjesa tribunës qendrore ku ishin tifozët kuq vjen kundërpërgjigjjja ironike: “Ju mbështesim edhe ne. Shajeni edhe për ne!”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"