PIKANTE/ Rexhinaldo paqe me Cungun, lojtarët çalojnë për në autobus. Kukësi nuk i ndahet… Albi Allës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 29, 2018 | 23:27

PIKANTE/ Rexhinaldo paqe me Cungun, lojtarët çalojnë për në autobus. Kukësi nuk i ndahet… Albi Allës

– Vetëm 50 tifozë të pranishëm në “Elbasan Arena” për “derbin e veriut”. Distanca gjeografike bën të vetën, pasi edhe interesi ishte minimal.

– Me një stadium me kapacitet prej 12.800 vendesh, është logjike që gjithçka të dëgjohet kur të pranishmit mund të numërohen edhe me sy të lirë. Kjo bëri që edhe të sharat që nuk u kursyen aspak të merrnin vëmendje të konsiderueshme në Laçi-Kukësi.

kukesi

– Edhe pse në një moshë të re, Gentjan Selmani është graduar kapiten te Laçi dhe jo më kot, pasi edhe gjatë lojës është ai që jep gjithnjë direktiva për shokët.

– Laver Alla i “prish” aksionin Ndriçim Shtubinës në të 8-ën minutë, kur po kthente një top. Kryesori ngriti duart dhe i kërkoi falje shkodranit.

– Kukësi nuk e harron Albi Allën. Në protokollin që dorëzojnë klubet para ndeshjes për gazetarët, në listën shumemërore në krye ishte edhe qendërmbrojtësi, që prej verës është transferuar te Flamurtari.

– Pas një topi të humbur nga Vangjel Zguro, kapiteni Shameti i bërtet lojtarit: “Çfarë ke mo!”

– E pranishme në stadium ishte edhe një tifoze speciale për Stivi Frashërin. E fejuara e tij ishte e akomoduar në tribunë për t’i dhënë mbështetje portierit të Kukësit.

– Çyrbja dhe Sefgjini patën “xixa” me njëri-tjetrin në minutën e 42-të. Pas një dyluftimi nuk kontrollojnë nervat dhe përplasen kokë më kokë, gjithsesi gjithçka kaloi me një këshillim.

– Gjyqtari Alla lejon lojën e ashpër dhe heziton të nxjerrë kartonët, ku i pari u dha në minutën e 75-të për Shkodrën dhe një në fund për vonesë ndaj Frashërit.

– Në fund të pjesës së parë, tekniku Cungu u pa të fliste me gjyqtarët, ku diçka nuk shkonte sipas tij.

– Në pjesën e parë gjyqtari i katërt, Llapra, ishte me një tjetër veshje, ndërsa në të dytën ndërroi rrobat, kjo edhe pas “këshillave” që i vinin nga tifozët.

– Pas shënimit të golit, lojtarët shkojnë të festojnë me teknikun Cungu, veçanërisht Melo si autor i golit, po ashtu edhe Rexhinaldo.

– Pas daljes nga loja të Shametit pas dëmtimit të rëndë që mund ta lërë edhe disa javë pa luajtur, ai mori ngushëllimet e dy trajnerëve, Mërgjyshit dhe Cungut.

– Me daljen e Yll Shametit, shiriti i kapiteni i kaloi një tjetër qendërmbrojtësi. Për të parën herë, Ardian Cuculi mori “gradë” te Kukësi.

– E 88-ta minutë dhe në fushë përfundojnë dy topa.

– Kur lojtarët po hipnin për në autobus, një pjesë e mirë e futbollistëve të Kukësit ishin duke çaluar pas “sakatosjes” në ndeshje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"