PIKANTE/ Priste kthesën me Vllazninë, Gjici nuk ka fjalë për hapin tjetër fals në kampionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 5, 2020 | 22:37

PIKANTE/ Priste kthesën me Vllazninë, Gjici nuk ka fjalë për hapin tjetër fals në kampionat

Teksa priste të merrte maksimumin ndaj Vllaznisë, barazimi 0-0 me shkodranët ditën e djeshme në “Elbasan Arena” nuk e ka qetësuar aspak presidentin e nderit të Kukësit Safet Gjici. Trajneri i ri Orges Shehi pati shumë pak kohë për ta përgatitur takimin me kuqeblutë, por 6 pikë distancë nga Tirana japin sinjalin se nuk mund të falen më hapa fals për Kukësin.

gjici-640x497

Safet Gjici është ndër personazhet që është i hapur për mediat edhe në situata të vështira, duke dhënë opinionin e tij. Mirëpo, barazimi i mbrëmshëm ka qenë vërtet “i dhimbshëm” për skuadrën që ai financon, duke mos ndaluar për t’u prononcuar. Zhgënjimi i tij shihej qartë, pasi tani e sheh Tiranën t’i largohet me 6 pikë dhe t’i vihet në rrezik titulli kampion.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"