Pikante/ Pogradeci me mjeke femër ndaj Tiranës, Hoxhallari “thumbon” nga tribuna Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 18, 2017 | 18:11

Pikante/ Pogradeci me mjeke femër ndaj Tiranës, Hoxhallari “thumbon” nga tribuna Partizanin

– Stadiumi ishte i boshatisur dje, pasi dihet që tifozët u dënuan për sjelljen e gabuar ndaj Shënkollit në transfertë.

– Pogradeci me mjeke femër. Ajo është Alma Angjo, e cila prej kohësh ka nisur punën te klubi liqenor.

pogradeci mjeke femer

– Tefik Osmani dhe Edvan Bakaj ishin të pranishëm në stadium për të parë ndeshjen e Tiranës. I pari zgjodhi që ta shihte në krahë të presidentit Refik Halili, ndërsa i dyti me Erion Hoxhallarin dhe vëllanë e Klisman Cakes.

– Pjesa e dytë nisi me vonesë. Shkaku: rrjeta e çarë. U desh ndërhyrja e punonjësve të stadiumit që gjithçka të kthehej në normalitet dhe, për rrjedhojë, takimi ristartoi 3 minuta më vonë.

tirana

– Ilion Lika ndryshon “look” në pushim. Portieri pjesën e parë e nisi me uniformë jeshile, kurse të dytën me të verdhë. Të njëjtën gjë bëri edhe Ze Maria, i cili kishte hequr pallton dhe veshi xhupin, për t’u ruajtur dhe nga shiu.

– Terreni u rëndua ndjeshëm gjatë pjesës së dytë, pasi reshjet e shiut ishin intensive. Ky fakt i ndihmoi në disa momente miqtë, megjithatë, kur rezultati ishte 2-0 që në 45 minutat e para, ishte e pamundur përmbysja.

tirana pogradeci

– Pogradecarët në stadium largohen të zhgënjyer dhe nuk ngurrojnë që të bëjnë humor edhe me Erion Hoxhallarin. “Kështu të prisni ju?!”, duke iu referuar golave të shumtë. Deri në atë moment ishin bërë 5 gola dhe mbrojtësi i bardhebluve, i cili ndodhej në tribunë për shkak të dënimit të marrë nga Komisioni i Disiplinës, i përgjigjet me batutë: “Meqenëse Partizani ka marrë 5, aq po e lëmë edhe ne”.

hoxhallari

– Tirana e mbyll vitin në Kuçovë. Ndeshja e fundit për 2017-ën do të luhet me Naftëtarin dhe gjasat janë që ajo të zhvillohet ditën e premte. Ky është plani fillestar, megjithatë gjithçka do të zyrtarizohet në mesjavë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"