Pikante/ Pica në dhomat e zhveshjes, tension edhe në pushim. Pakult admiron Tiranën e ’86-ës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2018 | 19:55

Pikante/ Pica në dhomat e zhveshjes, tension edhe në pushim. Pakult admiron Tiranën e ’86-ës

– Tirana-Kukësi nuk ishte edhe aq e “paqtë”. Ndryshe nga një vit më parë, këtë herë të dyja skuadrat e duan këtë trofe dhe kjo u pa qartazi në fushën e lojës, kur Klajdi Kola nxori nga xhepi kartonin e kuq për Marvin Turtullin. Bardheblutë e kontestuan me forcë, sidomos kapiteni Karabeci dhe Daja, madje ky i fundit mori edhe të verdhë.

– “Tërbimi” dominoi në pankinën e Tiranës, kur për herë të parë është parë Ze Maria që të reklamonte me aq forcë. Shkoi madje edhe te vendi ku ishin akomoduar zyrtarët e ndeshjes, për t’u thënë që ai nuk ishte faull.

tirana kukesi

– Refik Halili, “samit” Tiranës. Presidenti u fut në dhomat e zhveshjes për të takuar lojtarët dhe stafin teknik. Edhe pse ishte i mërzitur, kreu i klubit është munduar që t’i japë kurajë ekipit, duke i përgëzuar për lojën e mirë që bënë, edhe pse me 10 lojtarë në fushë.

– Zjarrfikësja erdhi me vonesë në stadium. Ishte e 5-ta minutë, kur mjeti u sistemua në “Selman Stërmasi”.

– Ishte e 9-ta minutë, kur Pakult këshillon Bakajn. Austriaku ishte shumë i stresuar, megjithatë kur erdhi goli, dukshëm u çlirua.

– “Tirona Fanatics” nuk ishin dje në këndin e tyre të zakonshëm. Rregulli i ri i policisë ka sjellë mungesën e tyre për të dytën ndeshje. Çdo tifoz duhet të ketë kartën e identitetit para se të futet në stadium, por kjo kërkesë duket se shkon kundër parimeve të një tifogrupi.

karabeci

– Disa xhiro vrap për Kukësin pas ndeshjes. “Diktatori” Pakult nuk mund t’i linte qetësi, pasi në prag kanë edhe një ndeshje kampionati. Megjithatë, kur minutazhi kaloi më shumë seç duhet, dritat u fikën dhe detyrimisht lojtarët u rikthyen në dhomat e zhveshjes.

– Pica pa limit për verilindorët. Lojtarët duket se kanë qenë më të uritur se kurrë, pasi mbi 10 pica u çuan në dhomat e zhveshjes.

– Pater Pakult admiron Tiranën e viteve ’86. Para se të fliste për mediat, trajneri i Kukësit po qëndronte në sallën e konferencës, duke parë posterat gjigantë dhe mendoi njëri nga punonjësit e stadiumit që t’i shpjegonte historinë.

– Ze Maria bëri një ndërrim të detyruar me daljen e Turtullit me të kuq. Duhet të forconte mbrojtjen, ndaj aktivizoi Musa Muhamed dhe nxori një sulmues krahu si Bedri Greca. Ky i fundit iu drejtua direkt dhomave të zhveshjes, ndoshta në shenjë mërzitjeje.

– Musa Muhamed debutoi dje. Qendërmbrojtësi mori minutat e para si bardheblu, ndërsa Kenet Muguna duhet të presë transfertën në Cërrik që ta bëjë sefte.

– Flamur Bajrami huazohet te Vllaznimi. Mesfushori, i cili pjesën e parë të sezonit ishte i dëmtuar, është transferuar në Kosovë prej Tiranës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"