PIKANTE| Partizani-Teuta/ “O Hamit, nuk duam kështu dhuratash”, Melo ngatërron “shënjestër”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 5, 2020 | 23:00

PIKANTE| Partizani-Teuta/ “O Hamit, nuk duam kështu dhuratash”, Melo ngatërron “shënjestër”

Partizani dhe Teuta u ndeshën në “Selman Stërmasi” në një prani të paktë tifozësh, ku nuk munguan edhe të ardhurit nga Durrësi. Në sektorin e tifozëve miq ishin rreth 10 vetë, të cilët me mundësitë e tyre u munduan të mbështesin Teutën. Ndërsa tifozët e kuq sa vijnë e firohen, madje edhe ata që vijnë largohen të zhgënjyer nga paraqitja e skuadrës.

ndeshja

– Trajneri Adolfo Sormani ishte ai që mori rrugën dhe shkoi te pankina e Teutës para fillimit të ndeshjes duke përshëndetur kolegun e tij, Edi Martini, i cili ishte i ulur në stol. Të njëjtën gjë bëri edhe drejtori i përgjithshëm i të kuqve, Olsi Rama, i cili kur hyri në tribunën VIP përshëndeti dhe u dha dorën miqve nga Durrësi me në krye presidentin Hasanbelliu. Ndërsa presidenti Gaz Demi erdhi në stadium me familjen sapo kishte nisur takimi.

-Minuta e pestë. Trajneri Martini i thërret Kallakut që ekipi të rrijë përpara duke ushtuar presion mbi të kuqtë, që të mos dilnin nga gjysmëfusha e tyre.

Edi-Martini

-Minuta e 11-të. Uilliam Melo me gjuajtjen e tij godet arbitrin Hamiti në kokë. Gjyqtari vërshëllen duke ndërprerë lojën, pasi ndali aksionin e Partizanit, por edhe për të rregulluar kufjen në vesh që i ra nga goditja që mori nga topi. Për disa minuta u pa që Hamiti kishte probleme me koordinimin me ndihmësit e tij, për shkak se kufjet nuk i punonin mirë pas goditjes që i dha Melo me top.

kordeiro melo

– Minuta e 14-të. Idrizaj i ndërhyn gabimisht Çyrbjes dhe gjyqtari Hamiti akordon vetëm faull për miqtë, duke mos ndëshkuar me karton mbrojtësin e Partizanit. Në këtë moment dëgjohet thirrja e tifozëve të kuq nga tribuna qendrore: “O Hamit, nuk duam kështu dhuratash”!

-Minuta e 18-të. Trajneri Sormani nervozohet nga loja e të tijve në prapavijë dhe nga inati heq xhupin që mbante veshur dhe e hedh te pankina.

sormani

-Minuta e 19-të. Telushi është i nervozuar me kartonin e verdhë që mori pas ndërhyrjes ndaj Kallakut. Stafi teknik i tërheq vëmendjen mesfushorit që të qetësohej, pasi mund të ndëshkohej me karton të kuq.

bruno telushi

-Pas golit të Kallakut durrsakët u panë shpesh duke vonuar lojën, gjë e cila i ka irrituar lojtarët dhe tifozët e Partizanit.

-Pas përfundimit të ndeshjes drejtuesit e Partizanit u larguan kokulur dhe të zhgënjyer nga stadiumi. Secili u largua për hesapin e vet, duke mos zbritur fare te dhomat e zhveshjes së lojtarëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"