PIKANTE| Partizani-Luftëtari/ Tifozët kontestojnë skemën e Lerdës, drejtori i Kombëtareve bën… aeroplan letre

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2019 | 22:19

PIKANTE| Partizani-Luftëtari/ Tifozët kontestojnë skemën e Lerdës, drejtori i Kombëtareve bën… aeroplan letre

Partizani-Luftëtari u zhvillua në një ambient jo shumë të përshtatshëm, pasi prania e tifozëve ishte e ulët. Rreth 1 mijë të pranishëm ishin në shkallët e stadiumit, ku vijon sindroma për të përfituar bileta apo hyrje falas në tribunën qendrore.

partizani luftetari

-Skema 3-5-2 u kontestua shumë nga tifozët në tribunën qendrore, pasi për ata ekipi po luante me pesë mbrojtës. Për ata ishte e pakonceptueshme që edhe ndaj Luftëtarit trajneri nuk kishte guxuar, por mendonte më shumë për mbrojtjen. Shpërthimi më i madh i tifozëve ndodhi në minutën e 22-të, ku nga tribuna kontestonin trajnerin për lojën e ekipit.

-Reinaldo Kalari ka debutuar dje si zv.trajner te Partizani dhe paraqitja e parë tregoi se bashkëpunimi me trajnerin Lerda është në shkallën maksimale. Nuk e kishim parë më parë ndihmësin Mehmeti që të thirrej nga Lerda për të përkthyer udhëzimet te lojtarët afër vijës anësore. Ndërsa dje italiani e ka thirrur në disa raste Kalarin që të ishte më i saktë në shpjegimet që dha për Trashin apo lojtarë të tjerë.

-Në fillim të pjesës së dytë arbitri anësor, Fatmir Lamaj, pati probleme me aparatin sinjalizues që përdorin arbitrat në komunikim dhe në 2-3 raste kërkoi ndihmën e gjyqtarit të katërt, Andi Koçi, që të shtrëngonte aparatin në krahun e majtë.

-Jasir Asani golin ia dedikoi fizioterapistit Erjon Baçova, pasi shkoi të festonte te stoli me të. Ndonëse Lerda ishte paranë ai kaloi pa shkëmbyer sinjale me trajnerin.

– Në minutën e 82-të trajneri Franko Lerda i tërhoqi vëmendjen Aristoteles Romeros, që të ishte bashkëpunues me ekipin, të mos e mbante topin duke bërë xhonglime me kundërshtarët, por të pasonte për shokët. E pranishme në tribunën VIP ishte edhe e fejuara e mesfushorit nga Venezuela.

– Drejtori i ekipeve kombëtare, Xhemal Mustedanagiç, e ka ndjekur takimin e djeshëm nga tribuna e gazetarëve. Më se i mërzitur nga niveli i lojës, “Xhemo” për të kaluar kohën u mor me fletën e protokollit të ndeshjes, të cilën e palosi duke bërë një aeroplan prej letre, por që nuk e ngriti kurrë në ajër.

Capture

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"