Pikante Partizani-Laçi/ Telushi debat me Sefgjinin, gjyqtarët gabojnë me Eskerdën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 11, 2018 | 20:03

Pikante Partizani-Laçi/ Telushi debat me Sefgjinin, gjyqtarët gabojnë me Eskerdën

-Takimi Partizani-Laçi u karakterizua nga ftohtësia në çdo aspekt. Temperaturat ishin të ulëta, numri i tifozëve ishte minimal, si dhe nuk u shënua asnjë gol. Me vërshëllimën e parë të gjyqtarit Beqiri, nisi loja, por edhe reshjet e shiut.

partizani laci

-Të dy trajnerët e ndoqën në këmbë ndeshjen, por Dalipit i duhej shpeshherë të merrte udhëzime nga prapa, pasi përcilleshin udhëzimet e trajnerit Starova nga telefoni. “Bobi” vijon të jetë i pezulluar dhe ndeshjet i ndjek nga një kabinë e stadiumit, ku përcjell edhe udhëzimet për stafin.

par laci

-Në minutën e 42-të, stafi mjekësor i Laçit hyn në fushë për t’i dhënë ndihmën brazilianit Eskerda i dëmtuar në fushë. Por, më pas, gabojnë arbitrat, pasi Eskerda mbeti në fushë duke vijuar lojën, kur sipas rregullores duhet të dilte nga fusha së bashku me mjekët.

27788332_775239789337086_95603933061999202_o

-Në pushim të ndeshjes, Telushi dhe Sefgjini debatojnë kur po u drejtoheshin dhomave të zhveshjes. Por, ndërhyrja e lojtarëve evitoi përplasjen fizike.

telushi

-Gjyqtari i katërt gaboi me tabelën elektronike te zëvendësimi i Laçit në fillim të pjesës së dytë, ku Kallaku me numër 59 do të hynte në vend të Bardhit, me numër 99. Gjyqtari kishte shënuar dy herë numrin 99, me të kuqe dhe jeshile. – Besart Abdurrahimi bën rolin e përkthyesit në momentin që trajneri Dalipi po i jepte udhëzimet serbit Milan Kulum, i cili hyri në fushë në vend të Jasir Asanit.

dalipi

– Ata pak tifozë që ishin të pranishëm, kanë kontestuar shpesh veprimet e gjyqtarëve dhe të lojtarëve të Partizanit. Te goli i anuluar dhe pozicioni jashtë loje i dhënë për Asanin, tifozët e kuq shqetësuan FSHF-në që, sipas tyre, nuk e do Partizanin. Në minutën e 68-të, të pakënaqur nga loja e ekipit, tifozët i kërkuan Dalipit që ta nxjerrë skuadrën përpara në sulm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"