Pikante Partizani-Kamza/ Mungon entuziazmi në fundin e ndeshjes, Ze Maria “studion” skuadrat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2018 | 22:52

Pikante Partizani-Kamza/ Mungon entuziazmi në fundin e ndeshjes, Ze Maria “studion” skuadrat

-Në ndeshjen e djeshme kanë qenë të pranishëm presidentët e dy skuadrave. I pari ka mbërritur në stadium Naim Qarri i Kamzës dhe pas tij Gazmend Demi i Partizanit, si dhe drejtues të tjerë të të kuqve.

Capture

Nuk kanë munguar ish-futbollistë, si Gëzim Krasniqi, apo edhe Bledar Devolli që ka luajtur me të kuqtë dhe ka qenë edhe ish-trajner i Kamzës. Trajneri i Tiranës, Ze Maria dhe kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu, gjithashtu nuk kanë munguar.

-“Ju lutem, mos na filmoni! U kemi thënë grave që po paguajmë faturat”. Ishte kjo pankarta që ka krijuar jo pak humor në shkallët e tribunës. Në fakt, gjithçka kishte të bënte me një xhirim të regjisorit Leonard Bombaj.

Capture

-Numri i tifozëve të pranishëm në shkallët e stadiumit nuk i ka kaluar rreth 100 veta. Ajo që ka rënë në sy ishte prania e një grupimi ultras të Kamzës, të cilët kanë mbështetur skuadrën e tyre. Në minutat e fundit të ndeshjes, të gjithë tifozët e Kamzës kanë thërritur në kor emrin e skuadrës së kuqe, si shenjë falënderimi për fitoren e arritur, e cila i mbajti në Superiore.

Dy trajnerët, si Dalipi i Partizanit ashtu edhe Ahmataj i Kamzës kanë sfiduar reshtjet e shiut, duke qëndruar përgjatë 90 minutave në këmbë.

-Festa e lojtarëve dhe drejtuesve të Kamzës nuk ka pasur entuziazmin e pritshëm në fund të ndeshjes, ndërsa kanë qenë tifozët ata që janë munduar krijojnë më shumë harmoni.

-Pas fitores së Laçit me Kamzën, mesfushori Ndriçim Shtubina i çoi një mesazh trajnerit të Vllaznisë, Ervis Krajës, ku shihej me Nikën dhe Fangajn dhe i shkruante se shkodranët e kurbinasve e kishin mbajtur fjalën.

Por, dje Vangjel Zguro ka kthyer përgjigjen në mënyrën e tij me një foto ku shihet ai me Filin dhe Fukuin. “Respekte nga çunat. Përshëndes tre shkodranët e një jave më parë. Futbolli nuk luhet me klane për të hedhur një ekip dhe për të qëndruar një tjetër”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"