PIKANTE| Partizani-Apolonia/ “Ça ke mo,ça ke?!”, batuta e Olsi Ramës pas ndeshjes: Kardozo, kthe lekët se nuk shënove!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2020 | 22:35

PIKANTE| Partizani-Apolonia/ “Ça ke mo,ça ke?!”, batuta e Olsi Ramës pas ndeshjes: Kardozo, kthe lekët se nuk shënove!

Partizani-Apolonia u luajt në stadiumin “Gjorgji Kyçyku” në Pogradec. Pati edhe prani tifozësh pranë rrethimit të stadiumit, por edhe zbatim rregullash në mënyrë të rreptë nga delegati i ndeshjes Besnik Çela. “Panorama Sport” u sjell të gjitha pikantet.
GJK_5540-1536x1024
– Tifozë të grupimit “Ultras Guerrils” ishin të pranishëm, por të paktë në numër. Ata kishin zënë një vend jashtë rrethimit të stadiumit, ku kishin shpalosur me anën e një flamuri emblemën e klubit të Partizanit dhe një tjetër flamur me mbishkrim “Baza 46”. Nuk munguan edhe ndezja e flakadanëve dhe brohorimat në fund të ndeshjes

-Nga fundi i pjesës së parë, befasisht dëgjohen disa brohoritje në mbështetje të skuadrës nga ata pak tifozë të Partizanit, të cilët kishin zënë një vend jashtë stadiumit ku mund të ndiqej ndeshja.

-Disi i revoltuar Olsi Rama, në dy çaste ku pretendonte për gabim nga ana e arbitrave. Qetësisht, Rama iu drejtua kryesorit duke i thënë: “Ça ke mo,ça ke?!”

 

-Si gjithmonë nuk mungon presidenti fierak Koço Kokëdhima në ndeshjet që skuadra luan në transfertë, madje ai është parë i përqendruar duke ndjekur nxehmjen e lojtarëve, duke qëndruar edhe vetë në fushë.

Olsi-Rama-400x220

-Delegati i ndeshjes, Besnik Çela, ishte shumë korrekt dhe i ashpër për sa i përket detyrave dhe përgjegjësive të ngarkuara nga federata, ku përveç moslejimit të tifozëve dhe gazetarëve apo fotografëve të grumbulluar, ai i ka tërhequr vëmendjen edhe presidentit Kokëdhima, por edhe drejtuesve të Partizanit të mbajnë distancën si pasojë e rregullave të “COVID-19”.

-I veçuar nga tribuna VIP, ka qëndruar drejtori sportiv Olsi Rama, i cili ka preferuar ta shohë ndeshjen nën shoqërinë e disa prej drejtuesve të tjerë. -10 minuta para ndeshjes në tribunën VIP shfaqet edhe presidenti i Apolonisë, Koço Kokëdhima, i shoqëruar nga vajza e tij e vogël.

-Në fund të ndeshjes, trajneri Daja u duk i kënaqur nga rezultati, ku më pas ai takoi të gjithë lojtarët e tij.

– Në korridoret e stadiumit, drejtori Olsi Rama, pas ndeshjes, iu drejtua duke qeshur sulmuesit Lukas Kardozo, duke i thënë: “Pse nuk shënove gol,ktheji mbrapsht paratë që të kemi dhënë”. Braziliani shënoi ndaj Kukësit në kampionat, por kundër Apolonisë nuk arriti të gjejë rrjetën.

Redi Dandallaku 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"