Pikante/ Pakult “i zë vendin” Guerrilsave, topi i tripletës firmoset nga të gjithë lojtarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2018 | 22:21

Pikante/ Pakult “i zë vendin” Guerrilsave, topi i tripletës firmoset nga të gjithë lojtarët

– Fitorja e thellë ndaj Partizanit kënaqi presidentin Gjici, i cili do shpërblejë ekipin me 20 milionë lekë të vjetër. Presidenti ka takuar ekipin para ndeshjes, ku përveç fjalëve inkurajuese iu premtoi 20 milionë lekë premio. “Djem, kjo është ndeshja ku duhet të tregoni veten. Është një ndeshje shumë e rëndësishme që të gjithë bashkë duhet të bëjmë maksimumin. Fitoni dhe keni 20 milionë lekë premio. Dua tri pikët dhe lojë të mirë, mos e harroni. Gjëra shumë të mira na presin, ju bëni tuajën, të tjerat m’i lini mua, se nuk besoj se ju kam zhgënjyer ndonjëherë”. Me këto fjalë ka motivuar presidenti Gjici ekipin para supersfidës. Ndërsa, pas takimit presidenti ka takuar stafin dhe lojtarët dhe i ka përgëzuar për fitoren e bukur dhe i ftoi më pas të gjithë për darkë. Ditën e enjte ekipi mori paradhënie pagat, ndërsa 15 mijë eurot e premtuara për fitoren ndaj Kamzës do të merren në një moment tjetër.

pakult

– Trajneri Pakult preferoi ta shikojë nxehjen e skuadrës në sektorin ku do të rrinin tifozët e Partizanit në një cep me hije.

– Çmimi i biletës për tifozët e Partizanit ka qenë 500 lekë, por ata kanë paguar 200, aq sa ishte për vendësit. Ndërsa, pjesën tjetër prej 300 lekësh e ka mbuluar klubi kryeqytetas, pasi vendësit kishin bërë dallime në çmim për ata. Në fillim, prezenca e tifozëve vendës nuk ishte madhe në stadium.

topi guri

– Si autor i tre golave, Sindrit Guri ka marr me vete topin e ndeshjes, i cili është nënshkruar nga gjithë pjesëtarët e skuadrës.

S. Sulozeqi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"