Pikante Lushnja-Vllaznia/ Drejtuesit braktisin Lushnjën, Kalaja acarohet pas zëvendësimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 11, 2018 | 21:44

Pikante Lushnja-Vllaznia/ Drejtuesit braktisin Lushnjën, Kalaja acarohet pas zëvendësimit

Asnjë interesim nga drejtuesit e Lushnjës për ndeshjen ndaj Vllaznisë. Mungonte në tribunën VIP, si presidenti Fatos Tushe, ashtu edhe kryetari i Bordit të klubit, Gentian Nushi.

vllaznia lushnja

Nga ana tjetër, stafin drejtues të Vllaznisë e kryesonte kryetarja e bashkisë, Voltana Ademi. “Panorama Sport” sjell disa nga pikantet e takimit të djeshëm.

sukaj vllaznia

* Njësoj si me Luftëtarin, ashtu edhe ndaj Vllaznisë, pjesën organizative të ndeshjes e mori përsipër drejtori i KF Lushnja, Vladimir Hajdari. Sekretari i klubit, Irakli Zaka, po kalon një gjendje jo të mirë shëndetësore.

* Pjesët pas portave kanë qenë të rënduara nga reshjet e shiut. Automjeti zjarrfikës ka qëndruar në hyrje të portës së brendshme, pranë pankinës së Lushnjës, ndërsa autoambulanca ka arritur të shkojë deri në pistë.

* Vetëm 6-7 tifozë të Vllaznisë në sektorin e tifozerisë mike, që ka një hapësirë shumë të madhe. Në këtë kampionat, tifozët e ardhur nga qytetet e tjera kanë qenë shumë të pakët në “Roza Haxhiu”.

* Në pjesën e dytë janë dëgjuar sharje në kor nga pak tifozë të Lushnjës. Gjyqtari Xhaja i ka kërkuar Fatjon Sefës të qetësojë tifozët. Këtë herë kapiteni i Lushnjës ka arritur të bindë tifozët.

* Sulmuesit Arlind Kalaja nuk i ka pëlqyer zëvendësimi me Ribajn. Duke iu drejtuar pankinës, ai ka goditur një bidon me ujë.

* Gjatë takimit ka rënë shi në “Roza Haxhiu”. Rreth 300 tifozë karshi tribunës kanë krijuar një panoramë ombrellash.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"