Pikante Lushnja-Partizani/ Skena komike, mbathje dhe peshqir të varur në një pjesë të stadiumit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 29, 2018 | 21:50

Pikante Lushnja-Partizani/ Skena komike, mbathje dhe peshqir të varur në një pjesë të stadiumit

-Skuadrat kanë pritur dy minuta në fushën e lojës për startin e takimit, derisa është rregulluar rrjeta e portës veriore të stadiumit “Roza Haxhiu”.

Partizani

-Tribuna qendrore e stadiumit “Roza Haxhiu” ka qenë tërësisht e boshatisur. Me prezencën e pak tifozëve dhe të lojtarëve të dëmtuar të Lushnjës.

– Tifozët e Partizanit në pjesën e parë i kanë dhënë kuptim ndeshjes me korin e tyre, por në pjesën e dytë janë ulur në shkallë duke u zhgënjyer nga rezultati.

– Disa fëmijë kanë sfiduar të rriturit duke mbështetur Lushnjën. Ata treguan se i kishin mësuar këngët verdhëjeshile, por nuk munguan edhe ofendimet nga ata.

-Përveç shkallëve të boshatisura, në stadiumin e Lushnjës dje është vënë re edhe një skenë komike, pasi në një pjesë të rrethimit të fushës pranë tribunës qendrore, ishin vendosur rroba për t’u tharë. Dikush kishte menduar që t’i shfrytëzonte rrezet diellit për të tharë rrobat, ku në telat e rrethimit ishin varur mbathje, bluza e peshqirë.

– Takimi është luajtur nën ndikimin e temperaturave të larta në stadiumin “Roza Haxhiu”, të cilat kanë shkuar deri në 30 gradë.

– Në momentin e penalltisë së mohuar ka protestuar stoli i të kuqve, ndërsa në golin e anuluar të Ramadanit janë aktivizuar edhe tifozët e Partizanit me protestat e tyre.

– Dëmtimi i Sefës në pjesën e parë është shfrytëzuar për t’u freskuar dhe për të pirë ujë nga lojtarët. Verdhëjeshilët dhe të kuqtë kanë sfiduar edhe të nxehtin në ndeshjen e djeshme.

– Blerim Kotobelli nuk ka udhëtuar me ekipin drejt Lushnjës sepse ka qënë me temperaturë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"