PIKANTE/ Luhet si në opera, tifozët i bëjnë dalje derbit! Ulërima e Albion Markut “pushton” tribunat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2022 | 20:00

PIKANTE/ Luhet si në opera, tifozët i bëjnë dalje derbit! Ulërima e Albion Markut “pushton” tribunat

Partizani dhe Dinamo nuk shkuan më shumë se barazimi dje. “Panorama Sport” ju sjell momentet e veçanta të ndeshjes së djeshme.

pjimage - 2022-01-27T181034.649

– Ajo që ra në sy menjëherë ishte fakti se në stadium ishin më pak se 200 tifozë, diçka e paimagjinueshme kur marrim parasysh faktin se në fushë ishin dy nga ekipet më me histori në vend.

-Mbrojtësi i djathtë i Partizanit, pas fotos së zakonshme të ekipit para ndeshjes, lëshon një britmë të fuqishme: “Hajdee!” Stadiumi ishte i boshatisur dhe në një çast “u pushtua” nga zëri i Markut.

-Agim Ibraimi njihet tashmë nga të gjithë për lidershipin e tij dhe gjithmonë është një udhëheqës i ekipit në fushë. Në një moment ai këshilloi kolegun e tij në sulm. “O Bardhi, këtu o Bardhi”, tha ai, duke e këshilluar të riun të luante më pranë Ibraimit, në mënyrë që të kombinonin bashkë dhe të nxirrnin njëri-tjetrin në situata të favorshme.

-Organizatorët e ndeshjes duket se kanë mësuar nga ndeshja mes Tiranës dhe Vllaznisë, ku tifozët bardheblu hynë në katin e dytë dhe krijuan kaos me fikëset e zjarrit. Mbrëmjen e djeshme kishte stjuardë edhe në katin e dytë, megjithëse nuk kishte tifozë në atë pjesë të arenës.

– Ishte aq qetësi saqë dëgjoheshin pa problem edhe fjalët e lojtarëve në fushë gjatë lojës. Dikush bëri edhe një batutë plot me ironi duke thënë në fund të në 17 takime ka shënuar kongolezi gjatë 2021-shit.

Skuadra e tij e fundit është Akhisarspori, ndërsa sfida e fundit që ka qenë në fushë është në majin e vitit të shkuar. Presidenti Demrozi dhe sulmuesi Delarge ndeshjes: “Hajde dalim tani, se mos na kap trafiku…”.

-Në momentin kur kapiteni Agim Ibraimi la fushën e lojës në fundin e ndeshjes, Çinedu mori shiritin dhe nuk po dinte kujt t’ia jepte. Në fund ai përfundoi në krahun e Besir Demirit, pasi edhe kapiteni i dytë, Eni Imami, mungonte.

-Teksa Çinedu po bëhej gati të hynte në fushë, të pranishmëve u tërhoqi vëmendjen e bërtitura e një tifozi. Ai i bërtiti në emër sulmuesit, që ktheu kokën. “Çinedu, përpara! More vesh”, ulëriti tifozi, ndërsa gjithë të tjerët ia plasën të qeshurës.

FATJON RUPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"