Pikante Luftëtari-Teuta/ Presidentët të ndarë, “xixa” mes Osmanit e Bicajt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2018 | 19:24

Pikante Luftëtari-Teuta/ Presidentët të ndarë, “xixa” mes Osmanit e Bicajt

-Presidentët të ndarë. Edmond Hasanbelliu e ka ndjekur ndeshjen në tribunën VIP, por i veçuar nga homologu i tij i Luftëtarit, Grigor Tavo.

luftetari teuta

– Afro 40 tifozë të grupimit “Shqiponjat Bluzi” të vendosur në tribunën C kanë mbështetur ekipin e zemrës dje. -Në minutën e 4-t Dirtam Bicaj detyrohet të lërë fushën dhe t’u drejtohet dhomat e zhveshjes për të ndërruar takat, që nuk ishin brenda parametrave të lejuara. Kërkesa e Jorgjit ishte e panegociueshme.

-Edhe pse jemi në shtator, vapa vazhdon. Kjo detyroi gjyqtarin që të në të 23-ën t’u jepte mundësi ekipeve që të hidratoheshin. -Me duar në mes dhe me nerva të tendosura, Bledi Shkëmbi ulërit në rastin e Sidibes në të 27-ën: “O Avdyl ngjitu mbrojtësit kundërshtarë, mos rri i shkëputur”.

Luftetari55

-Në pushimin mes dy pjesëve, punëtorët e fushës do të bënin sistemimin e plisave të barit, pasi në segmente të veçanta terreni i lagësht ndikonte në dëmtimin e terrenit.

-Xhekson para se të fillonte pjesa e dytë e takimit bëri ritualin e faljes, me duart e ngritura nga qielli.

-Kur ndeshja po shkonte drejt përfundimit në adresë të Shkëmbit nuk mungojnë dhe batutat nga tifozët e Luftëtarit: “O Shkëmb nuk ke gjë me ta, bëj gati valixhen edhe ik”.

Presidentet

-Presidenti i Teutës ka mbetur i zhgënjyer nga rezultati. Ai ka tymosur cigare pafund dhe tribunën e la pa u mbyllur ende ndeshja. -Futbollistët festojnë fitoren bashkë me tifozët. Thirrjet “Mezani! Mezani!” sundojnë stadiumin “Gjirokastra”.

-Bicaj dhe Osmani në fund të takimit kapen me fjalë, duke fajësuar njëri-tjetrin për gabimet në mbrojtje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"