Pikante Luftëtari-Kamza/ Bregu shpërthen në lot, shokët i japin kurajë. Ja ç’ndodhi pas ndeshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 6, 2018 | 18:56

Pikante Luftëtari-Kamza/ Bregu shpërthen në lot, shokët i japin kurajë. Ja ç’ndodhi pas ndeshjes

Dejvi Bregu ka marrë si asnjëherë më parë dje duartrokitje nga tifozët e pranishëm në shkallët e stadiumit si shenjë mbështetje në drejtim të tij për faktin se nuk po arrin të gjejë dot golin.

Në përfundim të takimit, ai është pritur nga shokët e skuadrës në dhomat e zhveshjes mes brohorimave për t’i dhënë më shumë kurajë, ndërsa vlonjati nuk i ka mbajtur dot lotët. Pas dushit të zakonshëm, ka konsumuar edhe një kafe me ta në një nga lokalet rreth stadiumit.

Luftetari555

-Presidenti i Luftëtarit, Grikor Tavo, e ka ndjekur takimin në praninë e kreybashkiakut të Kamzës, Xhelal Mziu dhe presidentit Naim Qarri. Nuk ka munguar as Presidenti i Shoqatës së Arbitrave, Tahir Kastrati, që ka qëndruar në ambientet e brendshme të stadiumit.

-Frashëri dhe Zguro janë kthyer si “ish” në Gjirokastër dhe, në momentin që kanë zbritur në fushë, janë përshëndetur nga tifozët vendës.

-Fitorja e djeshme nga gjirokastritët i është dedikuar drejtorit teknik, Vangjel Cavo, që ka pasur ditëlindjen.

-Në një moment kur Frashëri ka nisur një aksion të rrezikshëm për Kamzën, një zë nga tribuna e miqve dëgjohet që thotë “O kinez (nofka e futbollistit) vazhdoje lojën, vazhdoje!”.

-Pavarësisht rivalitetit dhe ndërhyrjeve të rënda në fushë, në fundin e takimit lojtarët janë takuar miqësisht mes tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"