Pikante/ Liçaj prish festën duke flakur fanellën, tifozët Ramadanit: Ec “tanku”, vëri para

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2018 | 19:42

Pikante/ Liçaj prish festën duke flakur fanellën, tifozët Ramadanit: Ec “tanku”, vëri para

Lejdi Liçaj “shfryn” në momentin e ndërrimit me Aurel Demon. Vlonjati nuk e priti aspak mirë lëvizjen e bërë nga Hasan Lika, madje u pa mjaft i tensionuar. Qartazi nuk e miratoi këtë zëvendësim, aq sa u pa duke i kërkuar llogari trajnerit. Nuk e la me kaq, pasi duke iu afruar pankinës, e hoqi fanellën në formë demonstrative, e flaku atë. Mërzitja i vazhdoi edhe pas ndeshjes, pasi ishte i pari që u largua nga stadiumi.

Lejdi Licaj - Albano Aleksi
– Grigor Tavo takon Ardjan Takajn para ndeshjes. Dhe këtë “samit” e zbuloi Andi Lila, i cili edhe këtë javë la Janinën për të ndjekur nga afër ndeshjen e Luftëtarit me Skënderbeun. Mbrojtësi i Kombëtares postoi edhe foto në “Instagram” me dy presidentët.

Lilaj

– Dekor fantastik në stadiumin “Gjirokastra”. E fundit ndeshje në shtëpi nuk mund të kalonte pa ngjyra. Para se të startonte java e 35- të, një grup tifozësh gjirokastritë vendosën në kangjellat e këtij impianti, portretet e 18 lojtarëve që përfaqësuan Luftëtarin këtë vit dhe 5 anëtarëve të stafit.

– Ashtu sikundër pritej, interesi ishte i lartë për këtë duel. Më shumë se 3500 të pranishëm ndoqën këtë duel. – Të parët që u ulën në shkallët e stadiumit “Gjirokastra”, prindërit e Dejvi Bregut, që kishin ardhur enkas nga Vlora.

– Në tribunë nuk mungon as Ertan Demiri, ish-kapiten i Partizanit dhe aktualisht menaxher.

ertan-demiri

– Ndihmësit e Ilir Dajës kanë zbritur të parët në tapet. Të dy së bashku janë marrë me vendosjen e piketave dhe nxehmjen para ndeshjes.

– Emiljano Vila trajtohet para ndeshjes. Para se të niste loja, mesfushori bëri masazh për afro 6 minuta.

– “Ec ‘tanku’, vëri para”, tha një prej tifozëve, teksa me topin në kontroll ishte Behar Ramadani.

– Do kalonin më shumë se 20 minuta loje dhe mes zërave të tifozëve u dëgjua: “O djema deri tani na vutë në gjumë, zgjohuni tani që pitë edhe ujë”.

– Në minutën e 53-të, Mara futet në vend të Krasniqit, por si për t’i dhënë zemër, trajneri e përqafon.

Mara

– Lot gëzimi, heqje fanelle, karton i verdhë dhe duartrokitje për Bregun. Kjo është atmosfera e golit të tretë realizuar nga vlonjati Dejvi Bregu në minutën e 85-të.

– Fëmijë të shumtë si dhe shumë tifoze femra që mbanin veshur fanellën me numër 21 të Bregut janë ngritur në këmbë në momentin e shënimit të golit nga vlonjati.

-Në fund të ndeshjes, futbollistët e Luftëtarit janë përshëndetur nga tifo-grupi i “Shqiponjave Bluzi” për të kaluar kufijtë e gëzimit me tribunën VIP dhe gjithë të pranishmëve në sektorët A, B dhe C.

– Fotografi të pafundme me “yjet” Abazaj, Bregu e Xhekson nga tifozët.

– Tifozët duartrokasin jo vetëm vendësit, por edhe kampionët e Skënderbeut. Nën mbikëqyrjen e rreptë dhe masave të sigurisë nga Policia e Gjirokastrës, autobusi i miqve u largua i qetë drejt Korçës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"