Pikante Laçi-Vllaznia/ Vucaj pritet me duartrokitje, Ademir kritikon mbrojtësin Fangaj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2017 | 13:11

Pikante Laçi-Vllaznia/ Vucaj pritet me duartrokitje, Ademir kritikon mbrojtësin Fangaj

-Në pjesën e parë të ndeshjes, braziliani Ademir rrëzohet në fushë, pasi merr një goditje dënimi. Ai nis të lidhë këpucët, ndërsa Fangaj nis menjëherë lojën, gjë e cila nuk i ka pëlqyer brazilianit, i cili e kritikon.

Laci-Vllaznia

-Erjon Vucaj është kthyer në Laç si kundërshtar gjatë ndeshjes së djeshme. Ai është aktivizuar nga trajneri Cungu në minutë e 61-të të takimit, kur shifrat ishin 2-0 për vendasit. Megjithatë, Vucaj ka marrë duartrokitjet e tifozëve të pranishëm. Mesfushori ka dhënë kontributin e tij sezonin e shkuar te Laçi dhe kontributin e tij për mbijetesën e kurbinasve. Me sa duket, tifozët nuk e kanë harruar.

-Në minutën e 77-të të ndeshjes, duket se edhe trajneri Cungu është dorëzuar dhe nuk ka pasur më shpresa se skuadra e tij mund të bënte diçka për të ndryshuar rezultatin. Ai është ulur në pankinë dhe udhëzimet për futbollistët i ka dhënë ndihmësi i tij, Aleksandër Maxhar.

-Harrallamb Qaqi për Laçin dhe Alsid Tafili për Vllazninë kanë luajtur dje ndeshjet e tyre të para për këtë sezon futbollistik me skuadrat përkatëse. Futbollistët janë futur në fushë si zëvendësues, pasi kanë vuajtur nga dëmtimet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"