PIKANTE| Laçi-Vllaznia/ Cungu ankohet tek arbitri, Teko flet më shumë se ç’duhet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 28, 2019 | 22:45

PIKANTE| Laçi-Vllaznia/ Cungu ankohet tek arbitri, Teko flet më shumë se ç’duhet

Stadiumi “Laçi” vazhdon të mos mbushet. Edhe pse kurbinasit vinin pas një fitoreje të madhe me Teutën, dje nuk ishin më shumë se 500 të pranishëm. Një rritje e pati, krahasuar me javën e shkuar, por jo e konsiderueshme. Nga Shkodra, kishin udhëtuar 100 ultras për të mbështetur Vllazninë.

Goli i Lacit

– Mirsad Jonuz i kishte shpresat vetëm te kapiteni, aq sa vazhdimisht dëgjohej: “Gilman, Gilman”.

– Pas një ndërhyrjeje të rëndë ndaj serbit Ignjatoviç, Cungu nuk duron më dhe i drejtohet të katërtit në anglisht: “U bë e 5-ta herë, është karton”. Dhe ky i fundit mundohet ta sqarojë.

-Tifozët shkodranë patën shpalosur disa banderola në këndin ku ishin akomoduar, por pas pësimit të golit të dytë i hoqën.

-Në fund të ndeshjes, teksa po futej në dhomat e zhveshjes, nuk munguan duartrokitjet për Ndriçim Shtubinën, që rikthehej si ish në Laç.

-Behar Ramadani dhe Erdenis Gurishta bëhen me 4 të verdhë dhe rrjedhimisht humbin ndeshjen e radhës me Bylisin. Në kampin tjetër edhe Redon Xhixha u ndëshkua, duke u zyrtarizuar si mungesë për Skënderbeun.

-Nuk munguan as nervat. Fillimisht mes Likës dhe Xhixhës dhe më pas mes Berishës dhe Ristevskit, ku nuk munguan as të shtyrat. Por në të dyja rastet kryesori i kaloi me këshillim.

-Në të 66-ën arbitri i kërkon Tekos që të pushojë dhe prej gjestikulacionit kuptohet që i thotë: “Boll fole”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"