Pikante Laçi-Luftëtari/ Dy topa jashtë stadiumit, miqtë me bluza si… Kievo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 26, 2018 | 13:19

Pikante Laçi-Luftëtari/ Dy topa jashtë stadiumit, miqtë me bluza si… Kievo

Ndeshja e djeshme është luajtur nën një atmosferë të qetë në stadiumin e Laçit. Të pranishmit, që nuk e kalonin shifrën e 1000 personave, nuk kanë kursyer as kundërshtarët dhe as arbitrat me ofendime të rënda, por bëhej fjalë për nervozizëm individual dhe jo ofendime në kor.

bandicam 2018-08-25 16-44-44-327

Sa u përket pikanteve të ndeshjes, për çdo pjesë ka pasur nga një top të “humbur”. Në momente largimi të sferës për aksione të caktuara, dy herë topi ka dalë jashtë rrethimit të stadiumit të Laçit. Një moment interesant ka qenë ai i përzgjedhjes së fanellave, teksa miqtë kishin vendosur të luanin me uniformën e dytë. Me bluzën e verdhë dhe mëngët blu, Luftëtari dukej në fushë si… Kievo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"