PIKANTE| Laçi-Kukësi/ Tirana premio kurbinasve, policia shpërndan tifozët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 21, 2020 | 10:00

PIKANTE| Laçi-Kukësi/ Tirana premio kurbinasve, policia shpërndan tifozët

-Laçi luante për të blinduar vendin e 3-të, e megjithatë një karikim ekstra ia dha… Tirana. Sipas asaj që është raportuar edhe para ndeshjes, klubi bardheblu kishte vendosur premio për “kokën” e Kukësit. Dhe këtu nuk ka asgjë të keqe, pasi kjo praktikë është totalisht e lejueshme.
Goli i Selmanit Laci
– Laçi-Kukësi ishte kryendeshja e kësaj të shtune dhe FSHF-ja për t’i dhënë vlerësimin që i takon, caktoi 6 arbitra.

– Kirian Nuabueze nuk ia doli. Sulmuesi mungoi për shkak dëmtimi dhe për rrjedhojë as u grumbullua nga Armando Cungu, ndërsa në anën tjetër edhe Orges Shehi e kurseu Enis Gavazajn për 51 minuta.

– Një moment faulli bën që një nga lojtarët e Laçit t’i ankohet Kirdens Metës e ky i fundit ia kthen: “Mendo të luash futboll, me të tjerat merrem unë”.

–  Tifozët kishin gjetur zgjidhje për të parë futboll dhe mbështetur Laçin në kohë pandemie. Afro 20 të tillë ishte vendosur mbi një banesë pranë stadiumit, por disa minuta më pas i largoi policia.

– Teko Xhunior ishte ndryshe nga të tjerët dje, në një kohë që të gjithë kishin reklamën në fanellë, e njëjta gjë nuk ndodhi me brazilianin.

– Ajo e djeshmja ishte një ndeshje e luftuar dhe me të drejtë pasi njëra do Europën e tjetra titullin. Kjo bëri që edhe faullet të ishin të shumta, madje për afro 47 minuta lojë u shkaktuan nga 10 për secilin ekip.

– Laçi ishte në avantazh të një goli, por vend për qetësi nuk kishte. Armando Cungu i kërkon dikujt në mbrojtje me të madhe: “Shko atje…”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"