PIKANTE| Laçi-Bylis/ Ndreca përfundon në spital, tifozët tërbojnë boshnjakun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2020 | 11:53

PIKANTE| Laçi-Bylis/ Ndreca përfundon në spital, tifozët tërbojnë boshnjakun

Interesi për të ndjekur Laçi-Bylisi nuk i kaloi më tepër se 1 mijë tifozë në shkallët e stadiumit, edhe pse klubi e kishte bërë hyrjen falas. “Panorama Sport” ju sjellë të gjitha pikantet e sfidës në Laç.

bylis laci

* Që në fillim u pa se do të ishte një ndeshje e “nxehtë”, pasi tifozëria vendëse në kor thërriste emrin e presidentit të ballshiotëve, Besnik Kapllanaj, ndaj të cilit lëshonin ofendime.

* Në tribunën qendrore, disa tifozë i flisnin trajnerit Dovedan në gjuhën boshnjake. Në një moment, ai humbet “toruan” dhe u rikthehet në të njëjtën mënyrë.

* Trajneri Cungu proteston ashpër në disa raste tek arbitri i katërt, Andi Koçi, për shkak të faulleve, që sipas tij nuk qëndronin. Ndërsa në minutën e 44-t, e ka me Nuabuezen, që nuk shtyu dot topin në rrjetë.

bandicam 2020-02-12 14-33-48-979

* Në minutën e 46-të, Ndreca në duel me Fangaj në fundore, në përpjekje për të arritur topin, rrëzohet keq dhe dëmton krahun e djathtë. Madje rrezikon të përplaset edhe me murin rrethues. Ai ndjen dhimbje dhe menjëherë vjen autoambulanca, duke iu drejtuar Spitalit të Laçit. Mësohet se bëhet fjalë vetëm për një shembje në shpatull të mbrojtësit. Ndreca u rikthye në stadium pasi mori ndihmën mjekësore.

* Në minutën e 79-të, Guindo mbeti i shtrirë në fushë, ndërsa Dovedan i drejtohet Mozones, që po shkonte drejt portës me fjalët: “STOP! STOP!”. Por, uruguaiani nuk e dëgjon dhe tenton portën nga distanca.

* Isli Hidi pati një debat me Xhixhën pas goditjes së penalltisë në minutën e 59-të. Këtu të dy lojtarët u ndëshkuan me kartonë të verdhë. Kjo nxiti tifozët të reagonin, madje pati edhe nga ata që edhe kur portieri po jepte intervistë pas ndeshjes, nuk i kursyen ofendimet.

* Pas ndeshjes, forca të shumta policore shoqëruan autobusin e Bylisit deri në dalje të qytetit të Laçit.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"