PIKANTE| Laçi-Bylis/ Bicaj: Hidi na kërkoi falje. Cungu mezi largohet nga pankina

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 5, 2020 | 15:21

PIKANTE| Laçi-Bylis/ Bicaj: Hidi na kërkoi falje. Cungu mezi largohet nga pankina

* Ditmar Bicaj, një nga miqtë e ngushtë të Hidit, ka treguar pas ndeshjes për “Gol pas Goli” se portieri u kërkoi falje shokëve: “Me Hidin jemi gjithë kohën bashkë, edhe në një shtëpi dhe nuk e di se çfarë po i ndodh. Ndoshta them, si është ajo shprehja popullore, mos e kanë marrë mësysh. Sot (dje) pas ndeshjes na ka kërkuar falje”.

isli hidi

* Në fund të pjesës së parë, Janku bën një gjest për t’u vlerësuar. Pas disa përplasjeve me sulmuesin e kurbinasve, i jep dorën dhe përqafohen. Shenjë “fair play” me Nuabuezen.

* Nuabueze, pas zëvendësimit, sapo afrohet në pankinë godet me kokë mbulesën e saj pasi nuk e pa.

kirian nuabueze

* Në minutën e 88-të, Shehu dëmtohet nga një goditje e Ujkës. Teksa gjendet i shtrirë pranë tribunës përballë, kërkon ndihmën mjekësore dhe në momentin që mjeku i afrohet, ngrihet. Më pas, kryesori Xhaja i kërkon mjekut të largohet. Vonesë e qartë e lojës.

* Në të dy golat e Laçit, Dovedan është habitur dhe nuk e ka fshehur nervozizmin e tij për mënyrën se si janë pësuar nga lojtarët e tij.

veljko dovedan

* Laçi fitoi ndeshjen, por trajneri Cungu është parë të qëndrojë për shumë minuta në pankinë sapo përfundoi ndeshja. Trajneri mori kohë për t’u qetësuar, pas tensionit që prodhon një ndeshje futbolli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"