PIKANTE| Kukësi-Volfsburg/ “Rroca, luaj mirë se nuk shkon në Turqi”, çfarë nuk u pa në televizion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2020 | 17:53

PIKANTE| Kukësi-Volfsburg/ “Rroca, luaj mirë se nuk shkon në Turqi”, çfarë nuk u pa në televizion

Kukësi u ndëshkua nga fati që në momentin e hedhjes së shortit, pasi përballë pati një ekip të madh si Volfsburgu. Gjermanët nuk u ndien fare në “Air Albania”, sikur nuk ekzistonin në stadium, por thjesht ekipi në fushë hyri dhe mori çfarë deshi. Shumë korrektësi dhe profesionalizëm prej tyre, pasi çdo gjë u zhvillua sipas programit: mbërritja në stadium, nxehmja dhe detaje të tjera. Për shkak të masave ekstreme që kishin marrë, nuk u duk asnjë prej drejtuesve kryesorë të klubit gjerman në stadium. “Panorama Sport” ju sjell pikantet e ndeshjes së djeshme, që përfundoi me zhgënjim te verilindorët.
ac46b723-4858-45dd-8885-c0ae271d4e30
* Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, mbërriti rreth orës 19:00 në stadium. Për rreth gjysmë ore qëndroi në tribunën VIP, ku ishte shumë i përqendruar duke vëzhguar me imtësi ekipin që zhvillonte nxehmjen. 10 minuta para nisjes së ndeshjes, kreu i klubit verilindor kujdeset personalisht për distancën. “Mbani distancat o zotërinj, mos qëndroni në atë mënyrë”, u thotë disa prej të pranishmëve në tribunë.
Safet Gjici
Pak çaste më vonë Gjici pyet një pjesëtar të stafit të tij sa doli Laçi… Kur merr lajmin që Laçi kishte barazuar pjesën e parë, duket sikur kënaqet. Sapo nis ndeshja, presidenti Gjici largohet nga tribuna VIP dhe zbret në sektorin e gazetarëve. Cigaret shtohen derisa vjen goli i parë. Kur Kukësi pëson golin e dytë, thërret Nexhipin. Drejtori shkon afër presidentit duke i shpjeguar çfarë po ndodhte. Të dy të dëshpëruar.

* Pesë minuta para nisjes së ndeshjes punëtorët e fushës spërkasin fushën, me qëllim që ajo të jetë në kushte sa më optimale.
regular-16-9
* “Rroca, mos ki frikë, luaj mirë, se ndryshe atje nuk shkon” (i referohet transferimit të tij në Turqi). Lojtari qesh dhe ia kthen me gisht një prej miqve të presidentit Gjici. “OK, pa merak”, i thotë ai.

* Kur Kukësi pëson dy golat e parë, ekipi ndan mendjen dhe luan pa frikë, ndërkohë të pranishmit i flasin Maliqit. “Luaj pa frikë, o Maliq”, i drejtohen mbrojtësit të djathtë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"