PIKANTE| Kukësi-Vllaznia/ Jonuz takohet me Nexhipin, Musta si… gazetar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2019 | 21:47

PIKANTE| Kukësi-Vllaznia/ Jonuz takohet me Nexhipin, Musta si… gazetar

– Mirsad Jonuz u pa të bisedonte për disa minuta me Nderim Nexhipin para se të niste ndeshja.

kukesi vllaznia musolli lika

– Safet Gjici nuk mungoi as në këtë përballje. Ai e pa sfidën me rektorin e Universitetit të Elbasanit, Skënder Topi, ndërsa Suad Lici ishte pak më tutje në tribunën VIP.

– Si Shpëtim Duro, ashtu edhe Mirsad Jonuz e panë pothuajse gjatë gjithë kohës ndeshjen në këmbë.

– Është kthyer në një mision të pamundur kalimi i shifrës së 200 tifozëve kur Kukësi luan si pritës në Elbasan.

– Emiljano Musta, futbollisti i Kukësit që vijon të jetë i dëmtuar, e pa ndeshjen si “gazetar”. Elbasanasi preferoi qe ta shihte sfidën në tribunën e mediave.

– Tifozët kuksianë janë parë shumë të irrituar me skuadrën e tyre, me futbollistët që kanë humbur disa raste flagrante. Herë pas here shfrynin ndaj tyre, pasi prisnin më shumë.

– Brenda një jave në “Elbasan Arena” janë luajtur plot 4 ndeshje, pasi siç dihet është kthyer stadiumi i të gjithëve. Megjithatë, fusha mbahet mirë dhe nuk ka pasur probleme. Por, nëse nuk i vihet “fre”, mund të nisin të ketë probleme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"