PIKANTE KUKËSI-TIRANA/ Grushte mes tifozëve bardheblu, mbrojtësi dendet me gjilpëra

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 3, 2018 | 22:54

PIKANTE KUKËSI-TIRANA/ Grushte mes tifozëve bardheblu, mbrojtësi dendet me gjilpëra

Ndeshja Kukësi-Tirana ka pasur edhe disa surpriza të pakëndshme. Sfida që u luajt në stadiumin e Shkodrës “Loro Boriçi” ka nisur me një stadium thuajse të boshatisur. Tribuna përballë pothuajse nuk ka pasur asnjë tifoz, as të Kukësit dhe as të Tiranës. Në tribunat e tjera po ashtu numri i tifozëve ishte i papërfillshëm. Madje, më shumë ishin disa shkodranë, të apasionuar pas futbollit kanë shkuar për të ndjekur ndeshjen pse jo edhe si mbështetje për trajnerin e Kukësit, Armando Cungu.

kukesi tirana

SHERRI – Një numër i vogël i tifozëve “Fanatics” të Tiranës ishin të vetmit që bënin pak zhurmë me këngët e tyre. Gjithçka shkoi mirë deri në fund të pjesës së parë kur papritur tifozët e Tiranës nisën të rriheshin mes njëri-tjetrit. Më përpara ata në grup brohoritën kundër presidentit të tyre, Refik Halili, duke kërkuar largimin e tij me pretendimin se të paktën prej katër vitesh vetëm i mashtron. Me sa duket, një pjesë nuk ishin dakord me këtë thirrje kundër presidentit, gjë e cila mund të ketë sjellë edhe përplasjen mes tifozëve të Tiranës. Situata u acarua dhe një pjesë e tyre u ulën poshtë shkallëve të stadiumit në mjediset e brendshme, duke goditur njëri-tjetrin. Disa prej tifo grupit “Fanatics” edhe u gjakosën nga grushtet ndaj njëri-tjetrit.

40627306_462605067482725_3422540510537973760_n copy

Pas pak minutash situata mes tyre u normalizua, por gjysma e tifozëve pas këtij sherri i braktisën shkallët e stadiumit. Si për ironi të fatit në ato çaste Kukësi shënon golin e dytë, duke çuar në 2-0 shifrat, gjë, e cila i nervozon edhe më shumë tifozët bardheblu, të cilët tashmë lëshojnë lumë sharjesh edhe ndaj ekipit të tyre të zemrës, duke mos u pajtuar me disavantazhin e dy golave ndaj kuksianëve. Në pjesën e dytë nga ajo atmosfera e fillimit e tifogrupit “Fanatics” tashmë nuk mbetet asgjë. Ata qëndrojnë të qetë në shkallët e stadiumit, pa mbështetur ekipin e tyre si në minutat e para. Dëshpërimi është i qartë. Kukësi fiton 3-1 ndeshjen, duke bërë që tifozët e Tiranës të largohen të zhgënjyer.

HALILI – Pas përfundimit të ndeshjes, presidenti i Tiranës u largua nga stadiumi i Shkodrës. Nuk pranon që të flasë as për humbjen dhe as për pretendimet e tifozëve, apo atë që ndodhi në shkallët e stadiumit. Halili mjaftohet duke thënë “nuk kam mundësi të flas tani ose edhe nuk kam dëshirë. Ju lutem më lini të qetë”, është përgjigjja e shkurtër e Refik Halilit, i cili pas një telefonate me djalin e tij largohet drejt kryeqytetit.

DOKA, NË TRIBUNË – Në tribunë dje ka qenë edhe Albi Doka. Edhe pse për zgjedhje taktike, lojtari duket se është ndëshkuar. Në fillim u planifikua Imami për të qenë në tribunë, por urdhri i dytë anulon të parin dhe ishte Doka ai që u ul në tribunë. Doka dhe Abibi menjëherë pas ndeshjes me Kukësin u nisën për t’u bashkuar me kombëtaren U-21.

TRI ZËVENDËSIME NJËHERËSH – Si asnjëherë tjetër, Ze Maria ndryshon ekipin në fund të pjesës së parë. Trajneri i Tiranës ka habitur të gjithë, teksa ka zëvendësuar tre lojtarë që në fillim të pjesës së dytë. Jashtë Sentamu, Blazhevski e Karabeci. Në fushë, Ofei, Muçi, të cilët debutonin në Superiore si dhe Bedri Greca. Fakti që habiti më shumë është zëvendësimi i Karabecit, kapitenit, i cili për herë të dytë rresht sheh zëvendësimin si dhe ndërrimi tresh i brazilianit, që rezultoi i kotë.

TURTULLI DËNDET ME GJILPËRA – Marvin Turtulli nuk ia del të jetë në fushë, duke braktisur ekipin pak sekonda para plotësimit të protokolleve. Dhimbjet e mëdha në gishtin e dëmtuar gjatë javës e kanë lënë jashtë ekipit. Paçka se futbollisti është munduar të sakrifikojë, duke bërë disa gjilpëra, dhimbjet kanë qenë të padurueshme. As gjilpërat nuk i kanë bërë derman futbollistit, i cili ndeshjen e djeshme e pa nga tribuna. Sakrifica e tij për të luajtur me gjilpëra ka rezultuar e kotë dhe kështu qendërmbrojtësi nuk ka luajtur për herë të parë këtë sezon në një ndeshje zyrtare të Tiranës.

ÇYRBJA NXJERR BËRRYLIN – Në minutën e 14-të, Arbër Çyrbja përplaset me Erjon Hoxhallarin. Pas ekzaminimeve rezulton se lojtari duhet të lërë fushën e lojës. Futbollisti niset menjëherë në spital sepse ka nxjerrë bërrylin. Në fillim u mendua se lojtari e kishte thyer krahun, por më pas rezultoi vetëm nxjerrje rryli. Sot do të saktësohet se sa kohë do të qëndrojë jashtë futbollisti i Kukësit.

MUÇI DEBUTIM ËNDRRASH – Ernest Muçi do ta mbajë mend gjatë takimin e humbur me Kukësin. Edhe pse është 17 vjeç, sulmuesi ka arritur të shënojë golin e parë të Tiranës në Superiore. “Vogëlushit” i janë dashur 16 minuta lojë për ta çuar topin në rrjetë, ndërsa lojtarët e milionave bëjnë shëtitje në fushën e lojës.

S.Nikshiqi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"